25.7 C
Prizren
E premte, 25 Korrik, 2025

Universitetet publike sivjet pranojnë 15.255 studentë të rinjë, nesër shpallen konkurset

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovësm, raporton Zëri.info.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2017/2018 është 15.255, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 përqind për studentët e komuniteteve joshumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës.

“MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj. Bashkëlidhur i gjeni vendimet për secilin universitet”, thuhet në njoftimin e ministrisë së arsimit. /Zëri/

Më Shumë

Liria tregon forcën në Tiranë, mposht 26 herë kampionin me rezultat 3-2

Liria e Prizrenit ka zhvilluar një paraqitje mbresëlënëse në miqësoren ndaj Tiranës, duke e mposhtur skuadrën më të trofeshme në Shqipëri me rezultat 3-2. Ndeshja...

Përdoren armë në aheng familjar në Dragash, të dyshuarit ndalen për 48 orë

Policia e Kosovës, njofton se ka pranuar dy video-incizime në të cilat shfaqen dy persona duke shtënë me armë zjarri nga ballkoni i një...

Lajmet e Fundit