14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Universiteti i Prizrenit nesër mban akademi përkujtimore për profesorët Yll Zajmi dhe Vedat Kiseri

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” do të mbajë akademi përkujtimore për vdekjen e Prof. Dr. Yll Zajmi dhe Prof. Dr. Vedat Kiseri.

Sipas njoftimit, akademia përkujtimore do të mbahet nesër nga ora 11:30 në Amfiteatrin e madh në Kampusin e Universitetit.

“Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, do të mbajë akademi përkujtimore me rastin e vdekjes së Prof. Dr.  Yll Zajmi dhe Prof. Dr. Vedat Kiseri. Akademia përkujtimore do të mbahet të premten më 16.09.2022 prej orës 11:30 në Amfiteatrin e madh në Kampusin e Universitetit”- thuhet në njoftim.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

 

Profesor Kiseri ishte mësimdhënës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitet “Ukshin Hoti” në Prizren. Kiseri më herët ishte Shef i Degës Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin e Filologjisë në UP, Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Drejtor i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren, mbi themelet e së cilës është ngritur Universiteti “Ukshin Hoti”.

 

Profesor Zajmi ishte profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe njëri ndër themeluesit e saj. Në disa  mandate ishte zëvëndësdrejtor kurse në një mandat edhe drejtor i shkollës. Disa mandate ka qenë udhëheqës i katedrës (degës) së gjuhës dhe letërsisë shqipe. Punoi edhe në Fakultetin e Edukimit.

Edhe Yll Zajmi edhe Vedat Kiseri njihen si doajenë të arsimit jo vetëm në Prizren, por edhe në tërë Kosovën dhe për shkak të punës, angazhimit dhe veprave të tyre kanë gëzuar respekt të lartë në qarqet akademike dhe ato arsimore. Vdekjen e tyre, qytetarët e Prizrenit e kanë quajtur si humbje të madhe.

Prof. Dr.  Yll Zajmi
Prof. Dr. Vedat Kiseri

Më Shumë

Tatimi në pronë për vitin 2026 në Prizren del në pagesë – qytetarët ftohen të respektojnë afatet

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë për Buxhet dhe Financa dhe Zyrës së Tatimit në Pronë, ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit