20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

UP-ja planifikon provimet pranuese

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, për dallim nga vitet paraprake këtë vit i ka bërë shumë më herët përgatitjet për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në vitin akademik 2015/2016.

Zyra për Informim e UP-së nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se menaxhmenti i UP-së ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në të gjitha njësitë akademike.

“Synimi i menaxhmentit është që mësimi për studentët e nivelit baçelor dhe master të fillojë më 1 tetor. Kështu, konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime baçelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik”, është thënë në këtë njoftim.

Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndrojë i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 4 dhe 5 shtator.

Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator.

Më Shumë

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Kryeprokurori Kryeziu: Prizreni ka qenë një ndër rastet me keqpërdorimet më të mëdha me rezultatet zgjedhore

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, duke folur për rastet e manipulimeve me vota, tha se Prizreni ka qenë një prej rasteve...

Lajmet e Fundit