Mujë Rugova
Shekuj me radhë populli Shqiptar luftoi për lirinë e atdheut, ngritjen e shtetit, dhe mbrojtjen e tij por historia tregoi se me tëra këto luftëra dhe përpjekje me shumë sakrifica në vazhdimësi brenda luftërave të lirisë u gjenden edhe Vagabondët e Historisë që luftuan për pushtet si Hamzai (nipi i Skenderbeut), Esat Pashë Toptanit, Çerkezi Ali Shukriu, akademikët Syria Pupovci dhe tani akademiku i gjorë Hivzi Islami.Edhe lufta e fundit nxori farën e këtyre Vagabondëve që plaçkiten Kosovën nga brenda dhe e shiten e po vazhdojnë ta shesin për interesa të tyre Bullgarëve, Malazezëve, dhe Serbëve vetëm e vetëm të qëndrojnë më tutje në pushtet.
Zotri pushtetar po ju përkujtoj këtu: 1. Se Serbofili Esat Pashë Toptani pos që e shiti Shkodrën Malazezëve duke e vrarë më parë Hasan Riza Pashën vazhdoi me nënshkrimin e një marrëveshje me Nikolla Pashiqin (1914) në Nish e cila marrveshja nuk u realizua kurr pasi që Pashai e hëngër kokën e vetë. 2. Ali Shukria dënoi me vdekje pas kuvendit të Prizrenit të 8-10 korrik 1945, ku u vendos që Kosova si provincë autonome të jetë nën thundër të Serbisë dhe kjo i kushtoi Kosovës shumë shtrejt, pasoi l7ufta e Drenicës (‘Arbrisë së vogël’) ku njësit Shqiptare të prirë nga Atdhetari Shaban Polluzha u banë ballë ushtrisë Çetniko-Partizane, Serbo-Malazeze të cilat u urdhërua nga Fadil Hoxha në ‘Kalë të zi’, pasuan kryngritjet e Ferizajt e Gjilanit dhe viseve të tjera të Kosovës të cilat nga forca Sllavo-Çetnike të konvertuara ne partizan u shuan me zjarr e hekur e pastaj Josip Tito Kosovën (Kosmetinë sipas Jugosllavëve) e shpalli zonë ushtarake dhe si të tillë e mbajti deri në vitin 1974 (edhe pse zyrtarisht këtë mas të rëndë e ‘hoqi’ në vitet e 50-ta). Në kuvendin e Prizrenit 50 deputet votuan dorëzimin e Kosovës Serbisë ndërsa 6 kundërshtuan. Populli shqiptar në tërësi e ai i Kosovës në veçanti ka për detyrim të ndërtoi objekt përkujtimor dhe të ngrisë lapidar për këta gjashtë trimave mbi trima dhe emrat e tyre të shkruhen me shkronja të arta në të gjitha tekstet e historisë.
Këta trima ishin: Halim Spahiu Rexhep Kabashi, Sefedin Ahmeti, Kajtaz Ramadani, Rifat Krasniqi dhe Tahir Deda. Gjykimin e tyre e vërë çerkezi Ali Shukriu. 3. Kuvendi i krahinës autonome të Kosovës nën presionet e Serbisë bëri suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe atë botë kryetari i Kuvendit ishte kolonisti Jokanoviç. Edhe në këtë rast u gjend një akademik (Syria Popovci) që trumbetonte se ‘askush nuk humb , të gjithë fitojnë’ në këtë kuvend u gjenden 10 deputet trimëresha e trima që ishin kategorikisht kundër suprimimit të autonomisë të asaj kohe dhe një nga ata sot e kemi në parlamentin e Kosovës (Trimneshën e asaj kohe, e besoj shumë që e tillë është sot-Melihate Tërmkollin). Ju deputetëve të parlamentit të Kosovës ju bëjmë thirrje në emër të trevës së Rugovës, Rrafshit të Dukagjinit dhe Podgurit të mos votoni demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi meqë e keni obligim moral e kushtetues që të mbroni me votën tuaj interesat e popullit të Kosovës e në veçanti territorin e saj. Në veçanti ju bëjmë thirrje deputetëve nga ‘Arbria e vogël’ (Drenica) që u rritën me ninulat e Ahmet Delis, Azem Bejtës, Mehmet Gradicës, Zenel Baincës, Tahir Mehës, dhe te heroive shqiptar të familjes Jasharaj në kry Komandantin Adem Jashari. Ju bëjmë thirrje deputetëve që vijnë nga Llapi e Gollaku dhe Shala e Bajgorës, ju pasardhësve të Dem Ahmetit, Zahir Pajazitit dhe shokëve të tij e shumë e shumë të tjerëve që me votën tuaj bashkë me deputet tjerë të Repblikës nga katër anët e Kosovës të jeni në mbrojtje të territorit dhe interesit të Republikës së Kosovës.
Deputet të rrespektuar demarkacioni me Malin e Zi është jo i drejt dhe këtë e dimë se edhe ju e dini se edhe kushti për liberalizimin e vizave është vu në veprim nga qeveritarët e Kosovës të cilët mshefen pas bashkimin Europian dhe SHBA-së. Bashkimi Europian e don qetësin e vetë si çdo herë gjatë këtyre dy-tre shekujve të fundit ndërsa SHBA-ja është lajthitur nga kuadrat të korruptuara nga dy anët e Atlantikut. Deputet të popullit sa i përket Presidentit si duket është rralluar nga mendja tani apo ka qenë i rralluar gjithmonë dhe si i tillë ka dhe ka pasur ambicie të mëdha personale deri në narcisëm të sëmur. Shpresoj se kryetari i parlamentit Kadri Veseli nuk është ul në prehrin e Presidentit Thaçi e nëse është ul këtë do ta tregojë koha dhe si të tillë këta me gjithë shokët e tyre do të rrëshqasin në shportën e Vagabondëve të Historisë. Kryeministri Mustafa nuk na çudit fare pasi që është kalitur në ‘Shkollën e Kumrovcit’ dhe nuk ka çka të humb pasi që u konvertua në një kuadër të përbetuar Jugosllav dhe këtë e vërtetoi me veprimet e tija duke qenë njëri ndër diferencuesit më të zëshmit të viteve 1981 pastaj hyri në Qeverinë e Isuf Zejnullahut si Ministër (pas suprimimit të autonomisë së Kosovës).
Kryeministri i sotëm ka përgjegjësi të mëdha ndaj këti populli dhe këtij Shteti nëse bëhet Shtet për Fondin e 3%-shit, Arkivin e Qeverisë në egzil në Ulm të ri, Bankën e Dardanisë në Tiranë, Fondin e Drenicës të vitit 1998, mjetet e Unionit të Studentëve (378 mijë Marka të grumbulluara gjatë muajit Tetor 1997 e të derdhura ne Fondin e Qeverisë me fusnotë për student) që bënë demostratat e 1 tetorit 1997, dhe Fondin gjithçka për Pavarsinë e Kosovës etj etj, nëse nuk përgjigjet para shtetit që nuk po duket ne horizont atëherë nëse ka Zot ka shumë për çka të përgjigjet. Populli thotë Peni këputet ku është më së holli ndërsa Zullumi këputet ku është më së trashi. Të respektuar deputet, pa shuarjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar ska as viza e as invenstime të jashtme në shtetin ‘Institucional’ të ‘Instuticionalistëve’.