16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Vazhdon inspektimi në marketet ushqimore në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është duke vazhduar inspektimi në marketet ushqimore në gjithë territorin e kësaj komune.

Në njoftimin për media të komunës së Malishevës theksohet se inspektorët komunalë janë në aksion të përhershëm për kontrollin e gjërave ushqimore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore dhe konsumit të ushqimit të sigurt.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, inspektorët janë në inspektim të marketeve për kontrollin e produkteve me afat të skaduar dhe produkteve të dëmtuara, sidomos në këtë periudhë kur konsumi është më i madh, në prag të festës së Bajramit dhe ardhjes së mërgimtarëve.

Ai ka njoftuar se të gjitha produktet ushqimore në treg janë të sigurta dhe për një gjë të tillë janë duke u përkujdesur vazhdimisht.

“Lusim të gjithë qytetarët që në rast se dyshojnë apo hasin në produkte jo të sigurta, të njoftojnë Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Malishevës”, ka thënë Kastrati.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit