Vdes 26 vjeçari nga Suhareka, afër shtëpisë i gjendet arma

Gjatë ditës së sotme ka vdekur një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka konfirmuar rastin, derisa ka njoftuar se është cilësuar rasti si vdekje e dyshimtë.

Ai ka treguar se pas plagëve të marra 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Tutje, zëdhënësi Gashi ka thënë se afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit AK47.

Tashmë në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit