7.6 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Veprimtarët, të indinjuar me vendimin për rivarrim të Isa Boletinit në Vlorë

Vendimi i sotëm i Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, që rivarrimi i tij të bëhet në Vlorë, po shihet edhe si dorëzim para strukturave paralele të veriut.

Kryetari i Qendrës Rajonale të KLMDNj-së në Mitrovicë, Halit Barani, në një bisedë për Veriu.info e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim, duke thënë se eshtrat e Isa Boletinit duhet të rivarroset në vendlindjen e tij.

“Nuk është vendi që eshtrat e Isa Boletinit të rivarrosen në Vlorë, por ata duhet të rivarrosen në Boletin, sepse aty ai e ka kullën dhe është vendlindja e tij”, thotë Barani për Veriu.info.

I pyetur se për çfarë arsyeje ka mund të merret ky vendim, veprimtari mitrovicas Halit Barani, thotë se kjo është bërë pasi Këshilli Organizativ nuk ka mund ta bëjë rivarrimin e Isa Boletinit ashtu siç është dashur.

“Rivarrimi është dashur të bëhet me ceremoni, por kjo nuk mund të ndodh pasi që FSK-ja nuk ka leje të shkoj në veri, pra asaj nuk i lejohet ta kaloj lumin Ibër”, tregon ai.

Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, ka thënë se vendimi për rivarrimin e eshtrave te Isa Boletini në Vlorë është shkelje e amanetit të heroit kombëtar.

“Ky vendim së pari është shkelje e amanetit të Isa Boletinit, së dyti është anashkalim i angazhimit të shumë njerëzve për t’i kthyer eshtrat në Kosovë, gjegjësisht në Boletin, në vitet ma të vështira nën okupimin sllav”, thotë Jahja Lluka.

Ai tregon se eshtrat janë kthyer në vitin 93 dhe të gjithë punën e ka organizuar Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. “Punën kryesore e ka bërë prof. Muhamet Shukriu, i cili është marrë me punën konkrete. Ky vendim është vazhdim i një ideje të më hershme për t’u bërë rivarrimi në Prishtine dhe është një gabim i rëndë dhe dorëzim para strukturave paralele në veri”, thekson veprimtari Lluka.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit mban mbledhje solemne për 17 Shkurtin

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen solemne kushtuar...

Xhoxhaj sonte synon të mbrojë për herë të dytë titullin e Kampionit të Evropës (EBU)

Ka nisur mbrëmja e madhe e boksit në Lahr të Gjermanisë. Duelit kryesorë mes boksierit kosovar Labinot Xhoxhajt dhe Pezhman Seifkhani, i paraprinë disa...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit