7.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Veseli: Prizreni do të bëhet qyteti më i zhvilluar i ndërmarrësisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë sot në tubime elektorale në fshatin Landovicë dhe në fshatin Romajë të Hasit të Prizrenit.

Para qindra përkrahësve, Veseli theksoi se në mandatin e radhës të PDK-së, Prizreni, si kryeqendër kulturore, do të bëhet edhe qyteti më i zhvilluar i ndërmarrësisë.

Ai tha se, në krye me kryetarin e ri, Shaqir Totaj, por edhe me përkrahje nga qeveria qendrore, prizrenasit do të përfitojnë investime dhe zhvillim të hovshëm ekonomik, duke zgjeruar edhe më tej mundësitë për punësim.

“Gjatë udhëheqjes sonë, Prizrenin kemi arritur ta shndërrojmë në një atraksion kulturor e turistik botëror. Mbetemi të përkushtuar që ta intensifikojmë zhvillimin e gjithëmbarshëm të tij, e veçanërisht në ekonomi. Bizneset e vogla dhe të mesme do të jenë në epiqendër të platformës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së rikujtoi se pjesë qendrore e programit të PDK-së për Prizrenin janë edhe rregullimi i infrastrukturës mjedisore në dy fshatrat gjegjëse, vendosja e sistemit të kanalizimit e ndriçimit, si dhe ndërtimi i një qendre sportive për të rinjtë e Hasit.

Ndërkaq, kandidati për kryetar Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se platforma qeverisëse e PDK për katër vjetët e ardhshëm do ta bëjë Prizrenin qendrën kryesore të investimeve ekonomike.

Ai tha se plani i tij për zhvillimin ekonomik të Prizrenit do të ndikojë në rritjen dhe hapjen e bizneseve të reja, përmes së cilave do të hapen vende të reja pune.

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre. Në një postim në Facebook, ai ka...

Lajmet e Fundit