15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Vetëvendosje në Prizren, nuk beson në votat e LDK-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) nuk kanë nënshkruar ende marrëveshjen e bashkëqeverisjes në Prizren.
Marrëveshja në parim për ndarjen e drejtorive të Ekzekutivit ka stagnuar për shkak mungesës së besimit të Vetëvendosjes në votat e LDK-së.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur se Vetëvendosje ka kërkuar garanci të votave nga LDK-ja për kryesuesin, pasi që në mesin e kuvendarëve të këtij subjekti politik, ka të pakënaqur me propozimet për drejtorë.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka mohuar se ka pakënaqësi brenda LDK-së. Sipas tij, propozimi i emrave për drejtorë është bërë nga Kryesia.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur për Planin B, nëse kandidati i VV-së për kryesues të Kuvendit, Artan Abrashi, nuk i merr votat e mjaftueshme në seancën e së hënës.

“Në rast të mosarritjes së marrëveshjeve me partitë me të cilat po zhvillohen bisedimet, ne kemi edhe Planin B të veprimit”, ka thënë Haskuka.

Ai, premton se të hënën e javës së ardhshme, do të emërojë disa nga drejtorët e rinj të Ekzekutivit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit