Vetëvendosje në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Kjo festë që përkujton sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve”, thuhet në urim, përcjell PrizrenPress.

“Mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm. Këtë duhet ta urojmë në këtë ditë feste. Poashtu, ta inkurajojmë njëri – tjetrin që të mos dorëzohemi. Prandaj, në këtë rrugëtim nevojitet solidaritet. Pasuria shpirtërore e morale e po ashtu edhe ajo materiale u takon të gjithëve”.

“Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin! Gëzuar!” /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit