Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të pasur kulturor dhe sportiv që nderon sakrificën e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit.

Manifestimet po zhvillohen nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, duke përfshirë aktivitete të ndryshme përkujtimore dhe kulturore.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve u bë edhe përurimi i veprës “Shkolla Shqipe në Gjenevë” të autorit Agim Paçarizi, një botim që trajton historinë dhe zhvillimin e arsimit shqip në diasporë.

Në këtë ngjarje, kryetari Kastrati vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te mërgata shqiptare, duke theksuar rolin e diasporës në forcimin e lidhjeve me vendlindjen.

Për librin folën edhe recensentët Jusuf Bytyçi, Hamëz Morina dhe Enver Mazreku, të cilët e vlerësuan si një kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e historisë së arsimit shqip në diasporë.

Gjithashtu u theksua edhe bashkëpunimi dhe kontributi i autorit në zhvillimin e arsimit në Malishevë dhe në binjakëzimin e komunës me Meyrin në Zvicër.

Në përfundim, autori falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen, duke shprehur mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit në fushën e arsimit shqip në vend dhe diasporë./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit