Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e qytetit dhe të Kosovës.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, të cilët nderuan sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e vendit, raporton PrizrenPress.

 

Me këtë rast u vlerësua kontributi i dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, ndërsa u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe e vazhdimit të angazhimit për zhvillimin e vendit.

“Kjo ditë na kujton përgjegjësinë për ta vazhduar punën në shërbim të qytetarëve, për zhvillimin e Prizrenit dhe forcimin e shtetit të Kosovës. Urime 27-vjetori i Çlirimit të Prizrenit! Lavdi e përjetshme dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë të lirisë!”, u shpreh Totaj.

Aktivitetet për shënimin e 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës me ngjarje të tjera përkujtimore dhe kulturore./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit