6.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Video / Denoncoi abuzimet e pedagogut, por Universiteti nuk mori masa. Studentja e filmon

Viktimë e abuzimeve seksuale nga pedagogu i saj, vendosi që ta filmojë në mënyrë që ta denonconte. Është kjo ajo që ka bërë një studente kurajoze e Universitetit Kombëtar të Kolumbisë, Lorena Sanabria.

Në këtë mënyrë ajo tregoi se çfarë pësonte nga mësuesi i saj Freddy Alberto Monroy, pedagog i shkencave natyrale.

Ai ishte treguar i gatshëm të ndihmonte studenten, aq sa fitoi besimin e saj. Një ditë i kërkoi që të shikonte me të një eksperiment në universitet dhe ajo pranoi.

Por pikërisht në atë rast, pedagogu e përplasi për muri dhe i preku gjokset.

Lorena e denoncoi gjithë sa i ndodhi në universitet, duke shkruar një letër, por mori përgjigje se nëse donte mund të ndryshonte grup dhe mësues, pa u marrë asnjë masë ndaj pedagogut, shkruan noa.al.
Sanabria nuk u dorëzua, e cila për shkak të periudhës depresive që po kalonte, i organizoi një kurth mësuesit. Ajo instaloi një kamerë gjatë takimit me pedagogun, ku ai shihej duke e përqafuar, ndërsa tentoi që ta puthte kundër vullnetit të saj.

Video u publikua në rrjetet sociale dhe në pak orë bëri xhiron e botës. Tashmë priten masa ndaj pedagogut.

.

Më Shumë

Mësimi në shkollat e Malishevës shtyhet për dy ditë

Komuna e Malishevës ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në të gjitha shkollat e kësaj komune. Përmes një njoftimi zyrtar...

E shtuna me shi, e diela me ngrica – java e ardhshme më ftohtë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë parashikohet të jetë kryesisht vranët, shoqëruar me reshje shiu dhe bore. IHK për të shtunën njofton...

Lajmet e Fundit