10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kthimi në vete

Ragip SYLAJ

Po kthehem nga sëmundina
E nga ëndrra e çmendur për lirinë
Po kthehem nga mundimtorja
Në këngën e etjes për dashurinë

Po kthehem nga honet e mallkimit
Ku u degdisa –
Nga shkretëtira e shpresës
Nga malet e dendura me (p)lisa

Po kthehem nga udhëkryqe ankthi
Te vetja për të gjetur paqen e shenjtë
Po kthehem nga mjegullat e delirit
Për ta gjetur t’vërtetën e shtrenjtë

Po kthehem nga vërshimet e urrejtjes
Nga erërat rrënuese te kullat e ndejtjes
Po kthehem nga pllajat e thatësisë së mendimit
Nga të gjitha tronditjet e rrënimit

Po kthehem nga kënetat e mëdyshjes
Nga bimësia që lëshoi rrënjë në pabesi
Po kthehem nga tirania nënshtruese
Në truallin e lirisë me disa pakënaqësi

Po kthehem nga netët e zeza të harrimit
Po vij në mëngjeset e bardha të zgjimit
(R
23. I. 2018)

Më Shumë

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

“V. Kryeziu” në Rahovec sjell zgjidhje moderne dhe profesionale për rregullimin e hapësirave tuaja të jashtme, me elegancë, cilësi dhe përkushtim në çdo detaj....

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit