Violetë Kukaj angazhon avokat për çështjen e shumëpërfolur me ish-kunatat dhe akuzave publike të tyre

Këngëtarja e njohur, Violetë Kukaj, është akuzuar publikisht javë më parë nga dy ish-kunatat e saj lidhur me një çështje pronësore dhe familjare.

Ato iu drejtuan rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin e përjavshëm “E Diela Shqiptare”, ku patën akuza mjaft të forta në drejtim të këngëtares.

E duket se lidhur me këto probleme, interpretuesja e hitit “Ditën e diel” ka vendosur që të angazhojë një avokat.

Këtë e ka bërë të ditur vet avokati i saj, Skender Musa, përmes një fotografie në rrjetin social Facebook, ku ka bërë të ditur se këngëtarja nga Drenasi ia ka besuar atij këtë çështje.

Foto: Skender Musa/Facebook

“Ne besojmë në drejtësi dhe ajo do të triumfojë”, shkroi ai në mbishkrimi ne fotografisë, ku shihet bashkë me Violetën.

Këngëtarja Kukaj përndryshe është ndarë nga ish-burri i saj, Faik Retkoceri, i cili ka qenë edhe objekti i seancës ndërmjetësuese që dy ish-kunatat kanë zhvilluar në programin “E Diela Shqiptare”. /Telegrafi/

Më Shumë

Dinamo mposht Lirinë, siguron finalen e barazhit për Superligë

Dinamo ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Lirisë në ndeshjen e playoffit të Liga e Parë e Kosovës, duke siguruar kështu kualifikimin në barazhin...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Lajmet e Fundit