5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Vjedhen 15 mijë euro dhe një veturë në Suharekë

Dy raste të vjedhjeve janë raportuar të premtën në fshatin Bllacë të Suharekës, ku sipas ankuesve në njërin rast janë vjedhur një shumë e të hollave në vlerë prej 15 mijë euro dhe në rastin tjetër një veturë.

Rastet janë konfirmuar për SuharekaOnline edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se në rastin e parave të vjedhura viktima ka raportuar se persona të panjohur nga vetura e tij i kanë vjedhur shumën e parave në vlerë prej 15 mijë euro.

Gjithashtu edhe në rastin e dytë bëhet e ditur se është vjedhur vetura Renault Megan ngjyrë e kuqe.

Në të dy rastet policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe njësitë relevante janë duke u marr me rastet, përderisa ende nuk raportohet për të arrestuar.

Më Shumë

Sfida jetike në Superligë

Fundjava në ProCredit Superligë do të jetë shumë interesante dhe me emocione të mëdha. Kjo xhiro është përcaktuese për fatin e disa skuadra. Java e...

Liria përmbys 2 Korrikun, fiton tri pikë të mëdha

Liria ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në Prizren, 3:1 ndaj 2 Korrikut në kuadër të Ligës së Parë, duke përmbysur rezultatin pas golit të...

Lajmet e Fundit