6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Vjedhje në Lubizhdë të Prizrenit

Një shtëpi ka qenë cak i hajnave  në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Persona të panjohur kanë hyrë brenda saj dhe kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme të stolive të arit.

Rastin e ka denoncuar në polici pronarja e shtëpisë, sipas të cilës vlera e dëmit të shkaktuar kap vlerën e rreth 15 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

Lajmet e Fundit