Vlora Çitaku dekretohet ambasadore në ShBA

Vlora Çitaku është dekretuar si ambasadore e re në Amerikë. Ajo tani mund të konsiderohet zyrtarisht si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se Çitaku ka marrë agremanin diplomatik nga Departamenti i Shtetit në SHBA, për Klan Kosovën e konfirmon Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Petrit Selimi.

Selimi tha se Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar nga departamenti I shtetit për dhënien e agremanit diplomatik për Vlora Çitakun e cila tashmë mund të konsiderohet si ambasadore e Kosovës në Washington, e treta që nga pavarësia.

Dekretimin e Vlora Çitakut si ambasadore e re në Amerikë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Presidentes Arbër Vllahiu duke thënë se kjo është punë e kryer.

Çitaku në këtë detyrë të re do të pasojë ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili.

Para se Çitaku të emërohej si ambasadore, ajo kryente punën e Konsullit të përgjithshëm në New York.

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Lajmet e Fundit