12.1 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Vlora Dumoshi: Do të mbetet i paharruar kontributi sportiv i Fazli Azemit

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka dërguar një telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi.

Ajo ka thënë se do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet Besiana dhe Llapi.

“E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij. Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë kontribut të çmuar për këtë sport në vendin tonë”.

“Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat I angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve”.

“Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më gjerë”.

“Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes së Fazliut, miqve e dashamirëve të tij, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm”.

“I paharruar qoftë emri i Fazli Azemit, u prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu”,
thuhet në telegram ngushëllimin e ministrës Dumoshi.

Më Shumë

Ky është 34 vjeçari që vdiq tragjikisht në Rahovec, la pas vetes tre fëmijë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur dje në Rahovec, ku një person ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Viktima është...

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Lajmet e Fundit