9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Komuna e Prizrenit furnizon me inventar zyrën e Policisë së Kosovës për Qendrën Historike

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se ka furnizuar me inventar zyrën e Policisë së Kosovës për Qendrën Historike.

Përveç kësaj, si donacion është dhënë edhe një sasi e konsiderueshme të maskave mbrojtëse që do të shfrytëzohen nga personeli policor.

“Prona komunale në Sheshin e Lidhjes, e cila ishte dhënë më herët në shfrytëzim për Policinë e Kosovës, është mbështetur nga Komuna e Prizrenit me rregullimin e hapësirës me inventar (3 tavolina, 3 vitrina, 6 ulëse, 2 ulëse për palë). Përveç kësaj, si donacion është dhënë edhe një sasi e konsiderueshme të maskave mbrojtëse që do të shfrytëzohen nga personeli policor”, thuhet në njoftim, transmeton PrizrenPress.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prizrenit:

Prona komunale në Sheshin e Lidhjes, e cila ishte dhënë më herët në shfrytëzim për Policinë e Kosovës, është mbështetur nga Komuna e Prizrenit me rregullimin e hapësirës me inventar (3 tavolina, 3 vitrina, 6 ulëse, 2 ulëse për palë).

Përveç kësaj, si donacion është dhënë edhe një sasi e konsiderueshme të maskave mbrojtëse që do të shfrytëzohen nga personeli policor.

Prona komunale në fjalë do të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës si zyre për Qendrën Historike, por në këtë situatë emergjente do të përdoret per monitorimin e masave preventive kundër virusit COVID-19, veçanërisht në zonën e Qendrës Historike të qytetit.

Komuna e Prizrenit falenderon Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në këtë situatë emergjente.

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Lajmet e Fundit