9.5 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Vrasja e dyfishtë në Prizren – Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes ku mbetën të vdekur babë e bijë

Është publikuar një video nga vendi i ngjarjes ku sipas konfirmimit të policisë së Kosovës kanë mbetur të vdekur dy persona.

Në vendngjarje janë të gjitha ekipet e policisë, sipas informacioneve më të fundit.

Po ashtu, viktimat janë babë e bijë ndërsa dyshohet se viktima mashkull është zyrtar policor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur sonte në Prizren, shkruan Insajderi.

Kelani ka thënë se vdekja e viktimave është konstatuar në vendin e ngjarjes dhe aty janë të gjitha ekipet kompetente policore.

Ai ka thënë për Insajderin, se dy viktimat janë gjetur në një shtëpi banimi.

Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prizren, është konfirmuar se viktimat janë familjarë.

“Ka ndodhur një rast tragjik, ku ne një shtëpi janë gjetur 2 viktima, qe dyshohet se janë vrare nga arma e zjarrit. Viktimat janë familjare, babë e bije. Njeri nga viktimat dyshohet se është zyrtar policor. Prokurori se bashku me Policinë dhe njësite tjera relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ndodhur rasti”, thuhet në konfirmimin e Prokurorisë./ Insajderi.org

Pamjet nga TV Besa:

Më Shumë

Ish-pjesëtari i UÇK-së lirohet nga Serbia

Shtetasi i Kosovës, Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ishte arrestuar më 26 nëntor 2025 nga autoritetet serbe në pikë-kalimin...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar i dënuar me mbi dy vjet burg për grabitje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar dhe të dënuar me mbi dy vjet burg efektiv për veprën penale “Grabitje” në Prizren. Sipas...

Lajmet e Fundit