14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Vrasja në Suharekë, krimteknika vazhdon kërkimet

Vetevrasje-alltiEnde mbetet e pasqaruar vrasja në Grykën e Caralevës, ku nga të shtënat me armë zjarri, një person vdiq, dy të tjerë u plagosën, ndërsa njëri është ende në gjendje të rëndë.

Njësiti i krimteknikës ende po vazhdon kërkimin e provave materiale për vrasjen e mbrëmshme që ndodhi në orët e mbrëmjes në Grykën e Caralevës, ku një person rreth moshës 19-të vjeçare humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, pas një të shtënë me armë zjarri, nga disa persona.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhu për motive të dobëta. Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë ende janë në arrati, njëri prej tyre është person i njohur për policinë.

Sipas informacioneve nga spitali rajonal I Prizrenit, njëri nga të plagosurit I është nënshtruar operacionit dhe vazhdon të jetë nën kontroll intensivë , pasi gjendja e tij është akoma e rëndë, ndërsa personi tjetër i cili ka pasur plagë me armë zjarri në krah, ka refuzuar të reanimohet dhe është larguar në shtëpi.

Më Shumë

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Lajmet e Fundit