10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

VV: Kilaj po vazhdonë të vjedh paranë publike

Malisheve-Vetevendosje7-18Kryetari në ikje, së bashku me mafien politike të instaluar në komunën e Malishevës, po vazhdojnë të keqpërdorin paranë publike përmes tenderëve të dyshimtë. Kështu thuhet në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Malishevë.

Vetëvendosje! shpreh shqetësimin e saj për shkeljet e mëdha që janë duke u bërë nga qeverisja në ikje, duke futur komunën e Malishevës në borxhe, duke shfrytëzuar investimet infrastrukturore për blerje votash, duke bërë shkelje të rënda të prokurimit përmes dhënies së tenderëve pasi që janë kryer punët, përmes aplikimit të shumave të vogla të tenderëve nën 10 mijë euro, në mënyrë që t’i iket procedurave të rregullta dhe t’i jepen tenderët kompanive të afërta me pushtetin prej nga sigurohen mjetet shtesë për blerje votash.

“Ne shprehim shqetësimin tonë që punimet e kryera deri më tani në disa fshatra janë në kundërshtim me kriteret minimale për rregullimin e infrastrukturës, ku kemi kanalizime të shtruara shkel e shko, zhavorr të derdhur dhe shpërndarë nëpër rrugë, asfaltim të rrugicave pa kurrfarë kriteresh, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar që është abuzuar me paranë publike”, thuhet në kumtesë.

VV-ja kërkon nga organet kompetente, si autoriteti i prokurimit, që të mos aprovojë më këta tenderë të dyshimtë. Kërkojmë nga organet qendrore që merren me mbikëqyrjen e kritereve, që të fillojnë sa më parë shqyrtimin dhe auditimin e të gjitha shpenzimeve të bëra nga komuna, sidomos gjatë dy muajve të fundit. Kërkojmë nga Prokuroria e shtetit që të fillojë sa më parë hetimin për të gjitha shpenzimet e bëra nga kryetari në ikje, së bashku me drejtuesit e sektorëve përkatës, në mënyrë që të parandalohet sa më parë shpërdorimi i parasë publike, klientelizmi dhe blerja e votës me paratë publike.

“Vetëm në dy muajt e fundit Komuna e Malishevës ka kontraktuar 24 tenderë në vlerë të përgjithshme 1,681,847 euro, prej tyre 17 janë dhënë në procedurë të kuotimit të çmimit në vlerë deri në 10,000 euro”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit