16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Filloi heshtja parazgjedhore, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës

zgjedhjet 2013Nis heshtja parazgjedhore, gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës.

Ka nisur heshtja parazgjedhore, pas një muaj fushatë elektorale, ku të gjitha partitë politike janë munduar t’i bindin qytetarët për t’i votuar. Rregullsia e zgjedhjeve të 3 nëntorit vlerësohet e një rëndësie jetike, pasi vetëm si të tilla do ta ndihmojnë vazhdimin e përparimit të Kosovës drejt rrugës evropiane.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar si të rregullt fushatën parazgjedhore të subjekteve politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. KQZ-ja i ka përfunduar të gjitha punët sa i takon përgatitjeve për zgjedhje dhe nuk ka asnjë çështje të hapur për diskutim rreth zgjedhjeve. Gjithashtu, KQZ është në finalizim e sipër vetëm çështja e dorëzimit të materialit josensitiv dhe sensitiv, dhe kjo deri në ditën e zgjedhjeve do të përfundojë.

Zgjedhjet lokale për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendës e ndërkombëtar. Përgatitjet për zgjedhjet i ka bërë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët e të cilës do të jenë nëpër të gjitha pikat e votimit.

Për këto zgjedhje, do të përdoren listat e hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) subjekt politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik. Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Përveç tjerash, për zgjedhjet për kryetarë të komunave, mund të paraqitet nevoja për një raund të dytë të zgjedhjeve, nëse një kandidat nuk fiton shumicën e votave gjatë raundit të parë, e që nënkupton, 50%+1 votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.

Votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, kanë mundësi të votojnë përmes operacionit të votimit me Postë.

Lista Përfundimtare e votuesve për këto zgjedhje, përmban 1 milion e 779 mijë e 357 emra të votuesve të ndarë në tridhjetë e tetë (38) komuna, me një rritje prej 191 mijë e 103 apo 11.72% në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Numri i qendrave të votimit (QV) është 798 (52 qendra të reja të votimit nga ato që kanë qenë në zgjedhjet e kaluara), ndërsa numri i vendvotimeve është 2 mijë e 366, me një rritje prej 86 vendvotimeve apo 3.77% nga zgjedhjet e kaluara,shkruan RTK

Gjithashtu lista e votuesve jashtë Kosovës, përmban të gjithë votuesit të regjistruar suksesshëm. Numri i përgjithshëm i votuesve jashtë Kosovës është 8 mijë e 383. Në krahasim me zgjedhjet e kaluara janë 6 mijë e 743 votues më shumë, që janë regjistruar për të votuar përmes postës.

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Lajmet e Fundit