7.2 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

VV në Malishevë: Shkeljet e vërtetuara dhe dorëheqjet e munguara

VV ne malisheve 1Vendimi i Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Malishevës për shpalljen e konkursit, në bazë të Raporteve Zyrtare Obligative të lëshuara nga Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës (Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale), vërteton deklarimet dhe denoncimet e Lëvizjes Vetëvendosje!. E po ashtu edhe të shumë mësimdhënësve të cilët përveç të tjerash edhe protestuan para Komunës së Malishevës. Qeverisja aktuale me në krye me Kryetarin Begaj, Drejtorin e Arsimit Blerim Thaçi dhe shefi e Arsimit Halim Hoti, kanë bërë shkelje të rënda duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare me qëllim punësimin e familjarëve, të afërmve dhe militantëve partiak.

Komunikata e Vetëvendosjes:
Trajtimi me të padrejtë i dhjetëra mësimdhënësve dhe aplikantëve, duke ua shkelur të drejtat e tyre elementare, duke i diskriminuar hapur dhe duke ua fyer dinjitetin e tyre moral dhe profesional u dha nxënësve, fëmijëve tanë, shembullin më të keq nga ata që i paguajmë me taksat tona për edukimin e tyre shkencor e moral.

Ky hap nuk është reflektim vetëm i qeverisë Begaj. Ky është reflektim i përpjekjeve për të mbuluar pazaret me vendet e punës që kjo qeverisje i ka bërë gjatë zgjedhjeve si dhe marrëveshjet me LDK-në që solli kryetarin e degës së LDK-së Januz Kastrati si zëvendësdrejtor në Qendrën e Kompetencës, punësimin e disa anëtarëve të LDK-së në arsim, pranimin e ca të tjerëve si regjistrues të bujqësisë, në mesin e tyre edhe asambleistë të LDK-së.

Kjo marrëveshje përfshinte edhe përjashtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal, duke e hequr nga Komitetet e Kuvendit Komunal dhe duke na mbivotuar në çdo rast.

Minimumi që duhet të bëjë Kryetari i Komunës është që fillimisht t’i kërkojë falje qytetarëve dhe prindërve që kanë fëmijët e tyre në shkollë. T’i kërkojë falje të gjithë atyre që u është mohuar vendi i punës, të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Arsimit dhe të pushojë nga puna shefin e arsimit.

Konkursit të ri duhet t’i paraprijë formimi i komisioneve të reja me njerëz me integritet kurse intervistat të jenë publike me pjesëmarrje të lirë si dhe të bëhen publike të gjitha pikët e të gjithë aplikantëve gjatë tërë procesit.
Nëse Kryetari Begaj vazhdon të heshtë dhe të mos ndërmarrë veprime konkrete, atëherë kjo është shenjë e qartë se ai është i përfshirë edhe personalisht në tërë këtë proces të degradimit të arsimit në Malishevë.

Më Shumë

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja e certifikatave për pjesëmarrësit e Programit “Menaxhimi i Zemërimit”. Sipas njoftimit, programi ka pasur për qëllim...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit