10.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Dumoshi: Dera e ministrisë është përherë e hapur për komunitetin boshnjak

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të komunitetit boshnjak të kryesuar nga Rasim Demiri, përfaqësues i koalicionit “Vakat”, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte mbështetja e MKRS-së për komunitetin boshnjak në Prizren e Dragash dhe për kërkesat dhe problemet që ballafaqohet ky komunitet në fushat që mbulon ministria, në anën tjetër.

Deputeti Demiri tha se shumë vendbanime të komunitetit boshnjak të këtyre dy komunave kanë mungesë të theksuar të infrastrukturës fizike kulturore e sportive. Ka fshatra ku banojnë komuniteti boshnjak që nuk kanë shtëpi të kulturës e terrene sportive dhe kërkoi nga ministrja Dumoshi që MKRS-ja të mbështesë financimin e projekteve që bëjnë të mundur këtë gjë.

Deputeti po ashtu konfirmoi se shoqëritë kulturore dhe të rinjtë e komunitetit boshnjak janë shumë aktiv dhe mbështetja që u ofrohet nga niveli lokal është i pamjaftueshëm andaj kërkojnë nga niveli qendror një mbështetje më të madhe.

Ministrja Dumoshi tha se MKRS-ja ka nënshkruar disa memorandume me Komunën e Prizrenit të cilat ua mundësojnë komunitetit boshnjak një mbështetje të MKRS-së.

“Ministria e mbështet komunitetin boshnjak si një investime në projekte kapitale por edhe nëpërmjet subvencioneve. Për kërkesat që keni për fshatrat që të mbështeten më shumë, do të shikojmë bashkërisht mundësitë që për vitin e ardhshëm të planifikohet dhe të realizohet në gjë e këtillë”, sqaroi ministrja.

“Dera e ministrisë është e hapur për komunitetin boshnjak”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi, duke premtuar që shumë shpejtë do të vizitojë këtë komunitet në Prizren e Dragash./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Mbi 50 për qind të shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin e Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë,...

Lajmet e Fundit