8.4 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Xhaka në konflikt me sekretarin e federatës zvicerane për shkak të rrënjëve të tij kosovare

Mesfushori i Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka, i është kundërpërgjigjur sekretarit gjeneral të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alex Miescher.

Pas humbjes në 1/8 e finales lojtarët e Zvicrës u kritikuan shumë dhe Miescher përmendi si problematik faktin që Zvicra ka shumë lojtarë me dy shtetësi.

“A na duhen lojtarët me shtetësi të dyfishtë?”, ishte komenti i tij.

Xhaka, që është vet një nga këta lojtarë me dyshtetësi, i është përgjigjur Miescher.

“Gjatë kampionatit botëror dhe pasi bëra me duar shqiponjën, Alex erdhi tek ne dhe na premtoi se do të bënte gjithçka për të na mbrojtur – dhe tani ja çfarë deklarate vjen nga ai”, ka thënë Xhaka gjatë një interviste me Keystone-SDA, njofton Klan Kosova.

“Në komentet e tij ai thotë se nuk ka besim në lojtarët me dy shtetësi. Kjo direk më prek mua dhe disa të tjerë”.

“Nuk thuhet këto fjalë, sidomos pas momentit në të cilin ishim me humbjen në Rusi. Ne jemi të gjithë zviceran dhe bëjmë gjithçka për kombëtaren zvicerane – secili prej nesh – sepse ne të gjithë e dimë dhe jemi mirënjohës për atë se çfarë ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona”.

“Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, siç janë të Embolos nga Kameruni, Akanjit nga Nigeria e Rodriguezit nga Kili e Spanja”.

“Në kombëtare sot janë 50 deri në 60 për qind lojtarë me dyshtetësi. Madje edhe menaxheri jonë është i tillë dhe japim gjithçka për kombëtaren. Me këto komente të panevojshme, Alex Miescher, ka shkaktuar shumë mërzi dhe zhgënjim”.

“Mendoj se Alex me siguri ka mendime të kohës së gurit me komentet e tij për lojtarët me shtetësi të dyfishtë”.

Më Shumë

Brad Arnold, këngëtari i bendit “3 Doors Down”, ndërron jetë në moshën 47-vjeçare

Këngëtari kryesor i bendit të njohur 3 Doors Down, Brad Arnold, ndërroi jetë të shtunën në moshën 47-vjeçare, disa muaj pasi njoftoi se ishte...

Superduel në basketboll: Ylli dhe Bashkimi matin forcat sonte

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje të forta, ku sonte në Suharekë përballen dy skuadra rivale, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi,...

Lajmet e Fundit