Ujërat e zeza vërshojnë një lagje të Prizrenit

Rreth 50 familje në rrugën “Enver Hadri” në Prizren janë në hall të madh me ujërat e zeza.

E tërë lagjja pothuajse është ndërtuar pas luftës, por asnjëherë asnjë pushtet lokal nuk ka ndërmarr masa për sistemin e ujërave të zeza.

Këta banorë thonë se për shkak të mungesës së kanalizimit, ndodhin edhe konflikte mes vet banorëve, sepse ujërat e zeza s’ka kush t’i ndalojë, dhe për këtë çështje disa herë ka qenë e detyruar të intervenoj edhe policia.

Ata kërkojnë urgjentisht jo vetëm nga dikasteri kompetent, por edhe nga kryetari i Prizrenit që të marrin masa të menjëhershme për zgjidhjen e këtij problemi jetik për ta, raporton televizioni publik.

E Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren është e njohur me problemin, ndërsa ka angazhuar një operator ekonomik që të hartojë një projekt për rregullimin e kanalizimit.

Mirëpo ky operator po has në vështirësi për shkak se disa banorë nuk po e lejojnë punën në parcelat e tyre. Pritet që të gjendet një gjuhë e përbashkët në mes të palëve për zgjidhjen e problemit në fjalë.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit