14.7 C
Prizren
E shtunë, 27 Shtator, 2025

Zafa: EULEX-i po bën spektakël me ‘Dosjen e shefave’

Deputeti i subjektit politik Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, riaktivizimin e EULEX-it në rastin e Dosjes ‘Pronto2’ e sheh si spektakël të llojit të vet, që nuk e ka përfunduar na fazën e mëhershme.

Ai thotë për gazetën “Kosova Sot” se qasja e EULEX-it në këtë rast është joserioze.

“Këtë rast EULEX-i vetë e ka pasur në procedurë, me gjasë vetë edhe e ka bërë publike, dhe po mendoj tani që është shumë joserioze qasja e rikthimit të të njëjtit rast, të njëjtës materie për dyshim të veprës penale, të cilën veç e ka pasur më parë dhe tash ta marrë në dorë edhe njëherë. Unë konsideroj se kjo farë loje thjesht është duke u luajtur vetëm për t’i zvarritur gjërat dhe askush të mos arrijë që të dalë para përgjegjësisë penale për shkeljet ligjore, sepse këtu kemi të bëjmë, përveç sjelljes së ulët morale, edhe me shkelje serioze ligjore, një fakt që po tregohet ashiqare tani në këto katër storjet e fundit që po dëgjohen dhe kanë dalë në publik”, tha ai.

“Unë dyshoj që edhe ky rast skandaloz do të përfundojë sikur që ka përfunduar rasti i të ashtuquajturës ‘Pronto 1’ dhe më shumë do të ndikojë në ngarkimin e opinionit me një element të ri tjetër fare, i cili opinion edhe ashtu është mjaft i ngarkuar me temat e Demarkacionit dhe Asociacionit”, theksoi Berisha.

Më Shumë

Policia e Trafikut në Prizren mban ligjërata për sigurinë rrugore në shkolla fillore

Policia e Trafikut në Prizren, në kuadër të Planit Operativ “Road Pool – Ditët e Sigurisë 2025” dhe P.O “Siguria në Shkolla”, ka nisur...

Liridon Leci emërohet trajner i ri i Lirisë së Prizrenit

Klubi i Lirisë së Prizrenit ka njoftuar sot me kënaqësi se Liridon Leci i është bashkuar ekipit si kryetrajner. Leci e ka nisur karrierën e...

Lajmet e Fundit