6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Zafir Berisha, Azem Sylës: Nëse e votoni Specialen, s’do të jeni më “daja i luftës”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, tha se jemi para një momenti që të vulosim tradhtinë e luftës së UÇK-së.

Ai tha se themelimi i Speciales është një atak për luftën e UÇK-së dhe tentim për të barazuar me luftën kriminale të Serbisë.

“Kjo gjykatë do të ketë edhe eliminime politike. Para se të votoni gjykatën speciale, kujtoni masakrat e Abrisë, Prekazit, Mejës, e shumë masakra tjera. Azem Syla, nëse sot votoni gjykatën nuk do të jeni më daja i luftës, as t’i Xhavit Haliti, s’do të jesh më Zeka”, tha ai.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Lajmet e Fundit