-2.5 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Zafir Berisha: E mbështesim raportin e Bulliqit, por jo edhe Marrëveshjen e Demarkacionit!

Marrëveshja e Kosovës dhe Malit të Zi për shënimin e vijës kufitare pritet që shumë shpejt të dërgohet në Kuvendit e Republikës së Kosovës. Por kjo marrëveshje duhet që së pari të kaloj te deputetet e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Kurse mbledhja për demarkacionin ende nuk është caktuar nga Kryetarja e këtij komisioni, Vjosa Osmani. Kështu ka thënë për Indeksonline anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Zafir Berisha. Sipas tij ky komision e vlerëson punën e zotit Mulliqi dhe nuk mbështesin versionet që e dëmtojnë sovranitetin e vendit.

“Në komision ende nuk është caktuar mbledhje sepse Kryetarja e Komisionit e cakton mbledhjen por sido që të jetë ne e kemi qëndrimin ton. E vlerësojmë punën e zotit Mulliqi dhe këtij komisioni natyrisht dhe nuk e mbështesim versionin i cili tashmë publikisht dihet që e dëmton sovranitetin e vendit” tha Berisha.

Ndryshe, qeveria Haradinaj e ka mbështetur raportin e zotit Bulliqi dhe ka dhënë ‘sinjal pozitiv’ për dërgimin e tij në Kuvend./Indeksonline/

Më Shumë

Malisheva përfshihet nga vërshimet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të ujit në disa zona të Malishevës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar pronat e...

Aksidentohet rëndë familja pesëanëtarëshe nga Rahoveci, po ktheheshin në Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Waldshut – Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën. Është aksidentuar një familje e tërë shqiptare...

Lajmet e Fundit