6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Zafir Berisha ironizon me Shaqir Totajn: Politika nuk matet me kilometrazhin e biçikletës

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka ironizuar me gatishmërinë e kryetarit të PDK-së, Shaqir Totaj, për të bashkëpunuar me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

“E lexova që Shaqir Totaj, i paska afruar bashkëpunim z.Haskuka për të mirën e Prizrenit!”

” I gjori Shaqë, duke tentuar të shitet si politikan fleksibil dhe i mençur, ia paska “fut” kotë, duke dëshmuar edhe një herë se është duke u rritur në politik”, shkruan Berisha në “Facebook”.

“Shaqë djali, ai skizofreni nuk bashkëpunon me partinë e vet dhe nuk ka ditur të bashkëpunojë me ata që e kanë sjell në pushtet, e me ju… shko o burri i dheut bënë ndonjë kurs të politikës njëherë,  e pastaj merru me politikë, sepse politika nuk matet me kilometrazhin e biçikletës!”, shkruan ai.

Për ditën e Shën Valentinit, Cineplexx dhuron udhëtim në Dubrovnik për një çift

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka premtuar se do të bashkëpunojë me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

Ai, ka thënë se vija të kuqe ka vetëm për dukurit negative.

“Do të jemi bashkëpunues me kryetarin Haskuka, si dhe me çdo faktor tjetër politik për të mirë të interesit publik të Prizrenit”, tha Totaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

I moshuari gjendet pa shenja jete në rrugë në Prizren – Policia kërkon ndihmë për identifikim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një burri të moshuar, rreth 70 vjeç, i cili është gjetur pa shenja...

Lajmet e Fundit