3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Zafir Berisha me akuza të rënda ndaj Mytaher Haskukës

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kabinetit të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, partitë e të cilëve janë në koalicion qeverisës në Prizren .

Ai thotë se disave nuk i dihet misioni në institucionet e komunës së Prizrenit, shkruan PrizrenPress

“Ne dhe fryma jonë socialdemokrate nuk qëndrojmë pas lojërave të fëlliqura të Krenare Koqit, hienave dhe ” komisarëve politik”, të cilët qëndrojnë prapa z.Haskuka, të cilin në bashkëpunim me mbetjet e krimit të organizuar të “Klanit Pronto” kurdisin çdo konkurs ku paraprakisht dihet edhe se kush ka me u pranuar në punë”, shkruan Berisha .

“Partneriteti dhe “koalicioni i heshtur” me persona që i kanw shërbyer 10 vite bandave ( qytetarët para 1 viti i ndëshkuan me vota), nuk është në përputhje me pritjen e prizrenasve”.

“Edhe pse e kemi diskutuar disa herë me z.Haskuka çështjen e njerëzve me dosje të shumta që janë në institucione të komunës së Prizrenit, ai me heshtje tashmë po tregohet i pafuqishëm ndaj atyre dhe njerëzve që e rrethojnë, një pjesë e të cilëve nuk ju dihet edhe misioni në institucionet e komunës së Prizrenit”.

“Bashkëpunimi dhe vendosja në krye të komisioneve intervistues për punësim e njerëzve të PDK-së( të cilit janë me provoj në manipulime dhe lehtë të shantazhueshëm) pjesa dërmuese e të cilëve i kanë shërbyer krimit të organizuar dhe janë me dosje në organet e drejtësisë, nuk është tregues shpresëdhënës se gjendja mund ndryshoj në interes të qytetarëve!!!”.

“Në fund ju rikujtojmë, ne jemi përgjegjës për tri dikasteret që i menaxhojnë aktivistët e Nisma-s dhe mbajmë përgjegjësi politike për punën e mirë dhe jo të mirë mund ta bëjnë ata, shkruan kryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Prizren””./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75. Skuadra prizrenase zhvilloi...

Lajmet e Fundit