Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, bashkë me kandidatët për Kuvend, kanë marrë mbështetje të fuqishme në fshatin Krajk të Hasit.
“Ky takim masovik, konfirmoi se instalimi i frymës socialdemokrate, po pranohet edhe në Has, duke u mishëruar kështu me shpirtin solidar të Hasjanëve”, tha Berisha.
“Të krijosh barazi sociale mes njerëzve, fillimisht duhet të jesh solidar, e solidariteti është një nga shtyllat bazë të NISMA për Kosoven”.
“Nëse marrim parasysh, papunësinë enorme, fenomen ky që pavarësisht zotësisë së hasjaneve për biznesin me të cilin ata mirren, si zanati i furrtarit, megjithatë krijimi i punësimit në këtë lokalitet, do të jetë prioritet për mua si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, ngase në Has ka edhe zanatlinjë, e fakultetlinjë të shumtë, vetëm se kërkohet krijimi i kushteve infrastrukturore për ta”.
“Investimi tjetër dhe i domosdoshëm për ju, i piketuar në platformen e NISMA-s, do të jetë ndërtimi i një ure që lidh Hasin me Anadrini, në mënyrë që të krijohet çasje më e lehtë për qytetarët e Hasit”.
“Ne si NISMË, kemi identifikuar poashtu edhe keqmenaxhimin e impiantit të ujërave të zeza në lokalitetin tuaj, andaj ne do të merremi seriozisht me këtë problematikë”.
“Gjithashtu, me ardhjen time në qeverisje, pretendoj ndërtimin e një qendre stërvitore për vozitësit e rinjë në Prizren, ku ky projekt mendojmë të ndërtohet mes fshatit Gjonaj dhe Zym”.
“Nuk do ta lëmë me kaq do të ketë edhe shumë investime tjera të nevojshme për ju”
Kandidati për kuvend komunal, Muhamet Shalaj, potencoi se është e dhimbshme që deri tani fshati Krajk nuk ka pasur asnjëherë përfaqësim në kuvend komunal, derisa në anën tjetër kemi një mal problemesh që me zërin tim në kuvend, do të gjejnë zgjidhje.
Kandidati tjetër Kujtim Çoçaj kërkoi që të votojnë Zafir Berishen për kryetar, NISMA-n dhe kandidatët nga Hasi, si alternativa e domosdoshme për Hasin dhe Prizrenin.
Më pastaj, kandidati për kryetar, Zafir Berisha i shoqëruar nga delegacioni i tij, vizitoi edhe mbështetësit e NISMA-s në fshatin Landovicë, ku edhe nga këtu doli mesazhi i mbështetjes për kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij.