-4.2 C
Prizren
E hënë, 24 Janar, 2022

Zafir Berisha: S’jam profet, por s’do shkojnë shumë muaj kur Qeveria Kurti do të kapitullojë

Ish-kandidati i Nismas për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, mendon se Qeveria Kurti s’e ka të gjatën në qeverisje.

Arsye për këtë ai e radhit “kastën politike”, njofton Klan Kosova.

“Besoj që jeni dëshmitarë të dështimin katastrofal të qeverisjes së Albin Kurtit dhe për këtë Qeveri s’do të shkojnë shumë muaj dhe do të kapitullojë, sepse s’mund të qeverisë në këtë formë Kosovën përballë sfidave të mëdha që ka, pra kjo kastë politike nuk mund t’iu qëndrojë përballë. Tash e 22 vjet merrem me politikë, s’dua të them që jam ndonjë profet që i parashikoj gjërat, por së paku i kuptoj që njerëzit që janë futur në ujëra të turbulla si Albin Kurti e kanë jetën e shkurtë në qeverisje, sepse megjithatë Kosova është shtet në një vend ende të trazuar dhe politika edhe ekonomike, zhvillimore dhe diplomacia e jashtme duhet të bëhet në përputhje me partnerët që i kanë ndihmuar Kosovës”.

Berisha në Info Magazine ka folur edhe për zgjedhjet dhe rezultatin që mori partia e tij në Prizren.

“Kemi pritur më shumë, por sovrani ka vendosur kështu dhe ne jemi pajtuar dhe vazhdojmë. 3500 qytetarë na kanë besuar meqë sistemi zgjedhor dhe rrethanat politike na kanë sjellë këtu ku jemi. Pas konsultimeve kemi vendosur që ta mbështesim Shaqir Totajn e PDK-së dhe për këtë kemi arsye të shumta”.

Berisha thotë se mbështetjen nuk ia dha Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes meqë sa ishte pjesë e koalicionit me të gjatë mandatit të mëparshëm “Myta filloi ta mbysë Prizrenin”.

“Në këto rrethana është normale të pozicionohemi nga opozita dhe besoj se kam bërë mirë. Kurrë s’e kisha besuar më herët që Myta dhe garnitura rreth tij është kaq e dobët. Ata s’e kanë pasë sensin se çka është institucioni. S’kam dashur të identifikohem me të keqën dhe kam dalë nga koalicioni”.

Berisha tha se nuk do të jetë as asamblist, as drejtor komune e as nënkryetar në rast se PDK merr pushtetin, por thotë se do të jetë prezent aty për ta mbajtur të përfaqësuar politikën e Nismës.

Derisa Berisha foli edhe për kolegen e tij të partisë, ish-zëvendëskryeministren Albulena Balaj-Halimaj, e cila nuk u pajtua që të mbështesë Totajn, por ishte pro Haskukës.

“Kur e pashë në fotografi me Mytën më erdhi mirë që ish shëndosh se nuk e kam parë që 7-8 muaj. Bile jam shqetësuar për fatin e saj e kur e pashë thashë shyqyr që është mirë e s’i ka ndodhur gjë. Përndryshe, këto gjëra i vendos strukturat e partisë”.

Më Shumë

Një muaj paraburgim për dy prizrenasit, ua morën qytetarëve deri në 500 euro për t’i pajisur kinse me vizë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurve H.B., dhe Z.D., për shkak të dyshimit të...

Prizren, 92 nxënës dhe 10 mësimdhënës pozitivë me COVID-19

Virusi Covid-19 ka prekur  nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e instuticioneve arsimore në Prizren. Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj- Gutaj, thotë se sipas raporteve nga terreni...

1840 tiketa trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia ka shqiptuar 1840 tiketa trafiku. Sipas raportit janë shkaktuar 32 aksidente trafiku me dëme materiale e...

Turqia ndërron emrin e shtetit, e konfirmoi Erdogan

Autoritetet turke vendosën ta ribrendojnë imazhin e vendit në botë, kumtoi televizioni turk TRT.Paraprakisht këtë muaj, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan publikoi kumtesë në...

Rukiqi: Ora policore fillon shumë herët, shkakton dëm ekonomik që tani nuk na duhet fare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke folur për masat e reja anti-COVID ka thënë se ora policore po kufizon edhe punën...

Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore...

Sabri Fejzullahu i kërkon falje publikisht gruas së tij, Nerës: Nga xhelozia ia ndërpreva këngën, nuk ia bëj vetes kurrë hallall

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”. Ai iu është përgjigjur shumë...

Dhunë në Suharekë, babai tenton të sulmojë fizikisht vajzën e tij

Një rast I dhunës ka ndodhur në Suharekë. Babai ka tentuar të sulmojë vajzën me shufër. Suharekë 21.01.2022 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar...

Zhduken dy të mitura në Prizren

Dy meshkuj kosovarë në Prizren kanë njoftuar policinë se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e...

Detaje të reja të aksidentit me autobus në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë

Prokuroria komunale në Slavonski Brod ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi të Kosovës për aksidentin e rëndë në verën e kaluar, ku vdiqën 10...

Hajnat ia vjedhin armën një qytetari në Gjonaj të Hasit

Një qytetari nga fshati Gjonaj në Prizren, mbrëmë dyshohet se persona të panjohur ia kanë vjedhur një armë në shtëpinë e tij. Sipas Policisë, viktima...

Moti këtë javë: Reshje bore, ngrica dhe temperatura deri në -13 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ftohtë, raporton Express Në njoftimin e IHK-së bëhet...

Çifti “ngjiten” duke bërë seks, largohen me batanije nga banesa për në spital

Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur në një fshat të Afrikës. Siç shkruanin mediat lokale atje, ky nuk është fenomen edhe shumë i rrallë në...

Prizreni 16 fiton në Ligën Unike

Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 86:95 (17:26, 7:22, 33:23, 29:24), në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike. Fillimi...

Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë redukton numrin e termineve për viza

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza. Sipas njoftimit të kësaj ambasade, vendimi për...

Ndërron jetë nënoficeri i FSK-së

Ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Besim Bajraktari, pas një sëmundjeje të rëndë sot në...

Lajmet e Fundit