-2.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Janar, 2022

Haskuka në përmbyllje të fushatës: Prizrenin nuk duhet ta lëmë në duar të PAN-it

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën zgjedhore në Prizren. Para simpatizantëve të shumtë, pretendenti për kryetar, Mytaher Haskuka, tha se qytetarët në vitin 2017 kanë vendosur për ndryshim në Prizren dhe nuk ka kthim prapa për PAN-in në kryeqytetin historik të Kosovës.

“Të dielën do të bëheni pjesë e krenarisë së Prizrenit. Katër vite më parë ju me votën tuaj
ndryshuar gjithçka që ishte e pandershme dhe e zezë. I thatë jo të keqes dhe i larguat ata që nuk e meritojnë Prizrenin. Prandaj vota juaj ka peshë. Prizreni në vitin 2017 ka vendosur për ndryshim dhe tani nuk duhet të kthehemi prapa dhe lënë në duar të PAN-it dhe grupeve të tyre kriminale”, tha ai.

Për ta mbështetur Haskukën edhe për një mandat në krye të Prizrenit, ishte nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai apeloi te qytetarët që ta votojnë Haskukën për kryetar, pasi siç tha do t’i sjellë zhvillim Prizrenit së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

“Në vitin 2017 Prizreni u shkëput prej bandave. Ky qytet i lashtë e bujar me tradita dhe trashëgimi kulturore dhe historike kurrë s’ka mundur t’i durojë profiterët dhe matrapazët. Kjo ishte ajo që e mbështeti për kryetar Mytaher Haskukën. Puna e mirë që e ka bërë në Prizren as nuk krahasohet me qeverisjet e dikurshme. Cilësia e shërbimeve, numri i ndërtimit të shkollave dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore janë rritur dhe qëndrojnë shumë më mirë se në të kaluarën. Qeverisja e LVV në Prizren në katër vjetët e ardhshme do të bëjë më shumë. Për këtë arsye iu duhet ta mbështetni Haskukën. Ai e dinë çka ka nevojë Prizreni, qeverisja e tij do të ketë mbështetjen e plotë të qeverisjen së Albin Kurtit. Mytaheri në Prizren së bashku me Albinin në Prishtinë do t’i sjellin Prizrenit projekte dhe zhvillim” theksoi Konjufca.

Konjufca pati edhe një epitet për kundërkandidatin e Haskukës, Shaqir Totajn.

“Ky kundërdandidati që i ka dalë përpara Mytaherit është veç amballazh, a dini pse, siç kishte me thënë një prizrenali t’i po qel shaqir, po po del zafir. Prandaj Prizreni nuk kthehet prapa, por shkon drejtë”, shtoi ai. I bindur më fitoren e 14 nëntorit u shpreh edhe kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi./kosovapress/

Më Shumë

Shefi i Zyrës së Prokurimit në Prizren lirohet nga akuza për korrupsion

 Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues për Isa Osmankaj, shef i Zyrës për Prokurim në Komunën e Prizrenit, i cili po akuzohej...

Masat e reja antiCOVID, dhjetëra qytetarë të Shqipërisë kthehen mbrapsht në Morinë

Një numër i madh udhëtarësh janë kthyer sot paradite në Morinë duke mos u lejuar të futen në Kosovë për shkak të rregullave të...

AKP emëron bordin e ri menaxhues të Brezovicës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka njoftuar se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të përbërë prej gjashtë anëtarëve...

Latifi dhe drejtoresha Sallteku takohen me punonjësit shëndetësorë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale, Saranda Sallteku, kanë vizituar...

Messi do të mbetet te PSG-ja

Lionel Messi do të qëndrojë te Paris Saint-Germaini. Mediat spanjolle kanë raportuar se ylli argjentinas mund të largohet nga Parisi pasi nuk është i...

Zhduken dy të mitura në Prizren

Dy meshkuj kosovarë në Prizren kanë njoftuar policinë se vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e...

Prizren, në zyrën e një kompanie persona të panjohur vjedhin një armë

Një person nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar brenda zyrës në kompaninë e tij ku edhe...

Zakaria në radarin e Bayern Munich

Bayern Munich do të përfitojë nga situata e kontratës së mesfushorit të Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria, pasi thuhet se e ka ndjekur atë për...

Në spitalin e Prizrenit po trajtohen 4 pacientë me Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 80 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv janë të shtrirë në klinikat për Covid në...

Shtohen rastet me COVID në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orë

Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona...

Arrestohet një grup në Rahovec, dyshohet se kreu 20 vjedhje, ndër to edhe në xhami

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, prej tyre tre të moshës madhore dhe dy të mitur, të moshave 16 përkatësisht 14-vjeçare, nën dyshimin se...

Tërhiqet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë

Beogradi zyrtar është tërhequr nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që s’e lejon një gjë të tillë. Komisioni...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës...

Një i vdekur e 2943 raste pozitive me COVID-19 të premten

Një person ka vdekur e janë regjistruar 2943 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ditën e premte, duke shënuar kështu rekord rastesh ditore...

Përfundon gjykimi ndaj shefit të Zyrës së Prokurimit në Prizren

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën janë dorëzuar me shkrim fjalët përfundimtare të palëve në gjykimin ndaj Isa Osmankaj i cili po akuzohet...

Afro 1500 tiketa trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1468 tiketa trafiku, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit të Policisë gjatë kësaj periudhe janë...

Lajmet e Fundit