6.6 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Zafir Berisha: Vendimin e PZAP-së, do ta dërgojmë në Gjykatën Supreme

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, paralajmëron se vendimin e PZAP-së, bashkë me partnerin e koalicionit, VV-në, do ta dërgojnë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

“Vendimin e PZAP-së si shërbëtore e krimit të organizuar do ta qojmë në Gjykatën Supreme”, shkruan Berisha në Facebook, transmeton “PrizrenPress”.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur të qoj në rinumërim të gjitha votat në Prishtinë dhe Prizren.
PZAP ka theksuar se është urdhëruar KQZ që votat e regjistruara gabimisht kandidatit për kryetar të PDK-së për Prizren ti regjistrohen kandidatit për kryetar të LVV-së për Komunën e Prizrenit.

Berisha thotë ndërkaq se partia që vjedhë ka dalë humbëse në zgjedhjet e fundit.

“Rinumrimi mundë ta thellojë fitoren e ekipit që luftoj për çlirimin e Prizrenit nga hajdutët dhe bandat kriminale”, shprehet ai.

“Fuqia e qytetarëve tejkalon fuqinë e institucioneve të kapura, kështu që çdo tendencë për tjetërsim të vullnetit qytetar mundet me ju dalë ” dardhë me bisht”!”

“Hajdutë dhe mbështetës të kësaj fare të fëlliqur, e di që jeni të tronditur nga grushti i qytetarëve që ju dha me 19 nëntor, prandaj duhet ta pranoni realitetin, përndryshe grushti i qytetarëve di me qen edhe më i rendë…”.

“PZAP për me marr vendim për rinumërim duhet me pas fakte sepse nuk është institucion për plotësim dëshirash!”.

“Poshtërsia nuk ka fund!”.

“PZAP me një ankesë të kërkoj rinumrim për 219 vendvotime nuk ka koment!”

“ PZAP ka kohë që është dëshmuar që është dorë e zgjatur e krimit të organizuar prandaj edhe s’bën me u befasuar shumë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit