Zbulohet Banksy

banksyArtisti misterioz nga Britania e Madhe Banksy siç duket është kapur në kamera duke shikuar njërën nga veprat e tij në Nju Jork, raportojnë mediet britanike.

Një njeri me kapele dhe xhaketë të kaltër është fotografuar duke tentuar të rregullojë një “pikturë lëvizëse” në furgon që është pjesë e “ekspozitës” së tij njëmujore në Amerikë.

Disa gazeta britanike tani besojnë se ky person është Banksy, i cili kurrë nuk e ka treguar identitetin e tij. Besohet se emri i vërtetë i artistit është Robin Banks ose Robin Gunningham, por ajo që dihet për të sigurt është se ai vjen nga Bristoli i Anglisë.

Më Shumë

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit