8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Gjyqtari Mikula, refuzon kërkesën e Mujës për shtyrjen e gjykimit

Ramadan Muja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në seancën e sotme gjyqësore, ka kërkuar nga trupi gjykues që gjykimi i tij të shtyhet deri pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.Ai tha se mbajtja e gjykimit gjatë këtij muaj ia pamundëson të jetë i barabartë me kundërkandidatët e tjerë që garojnë për kryetar të Prizrenit.

Ramadan Muja në zgjedhjet e nëntorit garon për të tretën herë nga PDK-ja për kryetar të Prizrenit. Ai tha se mbajtja e seancave gjyqësore po ia pamundëson të jetë i barabartë në këtë garë për Prizrenin. “ I nderuari gjyqtar! Po ju njoftoj se unë jam kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjykimi që po mbahet ma pamundëson të jem i barabartë me kundërkandidatët e tjerë, prandaj kërkoj që të shtyhet deri pas 3 nëntorit”, tha Muja.

Gjyqtari Vladimir Mikula, ndërkaq nuk ka aprovuar kërkesën e Mujës. Ai tha se është i interesuar që seancat gjyqësore të vazhdojnë sipas parashikimeve dhe mundësisë së gjykatës. “Të kuptoj në aspektin njerëzor, por ne do t;ju trajtojmë si cdo person tjetër”, tha Mikula.

Ai tha se pavarëisht ndikimit që mund të ketë në garën zgjedhore, për trupi gjykues Muja ende është i pafajshëm. “ E kuproj se në luftën politike seancat gjuqësore mund të ndikojnë dhe krijijnë përparësi kundërkandidatëve , por sa i përket trupit gjykues ju ende jeni i pafajshëm”, tha Mikula.

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, Ymer Hoxha, ka qenë dëshmitari i parë kundër Mujës dhe drejtorëve të tij. Ai në këtë seancë akuzoi kryetarin Muja për ndalimin e gjeodetëve në rastet gjyqësore të Gjykatës.

“Kryetari Muja ka marrë një konkluzion në të cilën nuk ka lejuar që gjeodetët të marrin pjesë në Gjykatë. Unë pasi që jam informuar kam mbajtur një mbledhje me gjyqtaritë dhe kemi kërkuar nga kryetari që të tërhiqet nga ky vendim sepse është i kundërligjshëm. Jam takuar më një mik të Mujës dhe në mënyrë shoqërore i kam thënë që t’i tregojë Mujës që të shfuqizojë atë vendim të kundërligjashmë. Muja pastaj më ka marrë në telefon dhe më ka thënë pse me ke dërguar ndërmjetësues”, ka treguar Hoxha.

Ai tha se për këtë çështje është takuar edhe me nënkryetarin e Komunës, Ruzhdi Rexhaj. “Rexhaj nuk ishte i informuar për këtë vendim. Ai më premtoi se do të flas me kryetarin po sa të kthehet nga SHBA”.

Dëshmitari Hoxha tregoi se për këtë çështje është takuar edhe me me Mujën.” Arsye e vetme që ma ka dhënë Muja ka qenë se dëshiron t’ia shkurtojë rrënjët krimit që po i bëjnë gjeodetët me disa gjyqtarë pronës së Komunës”, tha Hoxha. Sipas tij, mungesa e gjedodetëve i ka shkaktuar probleme Gjykatës në Prizren. “Shumë lëndë kanë mbetur pa u kryer”, tha Hoxha./PrizrenPress.com/

Sot vazhdon gjykimi kundër Mujës

Gjykimi i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij, do të vazhdojë sot . Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se ftesa për vazhdimin e seancës gjyqësore i është bërë  nga Gjykata e EULEX-it. “ Po sot  do të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj klientit tim”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Edhe Brahim Sopa, avokat mbrojtës i ish-drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri konfirmoi se seanca gjyqësore ndaj klientit të tij, do të vazhdojë sot. “  Jemi informuar se nesër mbahet seanca gjyqësore”, tha Sopa.

Muajn e kaluar gjykimi ishte shtyer për shkak problemeve shëndetësore të Mujës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit