2.4 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Zbulohet kopja më e vjetër e Kuranit

Një kopje e lashtë e Kur’anit e gjetur në Universitetin e Birmingemit mund të ketë qenë e Abu Bakr, një prej të parëve myslimanë në botë.

Datimi me radiokarbon, kur u krye, gjeti fragmente që mund të jenë të paktën 1370 vjeçare, duke rritur kështu mundësinë që të jetë kopja më e lashtë e librit të shenjtë të Islamit, që ekziston.

Jalam bin Huvareib, drejtor i Fondacionin për Studime Islamike “Rashid Al Maktoum” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka sugjeruar se një dokument i tillë i hershëm, mund të jetë porositur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish – me më shumë gjasa, vetë abu Bakr.

Abu Bakr mendohet gjerësisht të ketë qenë i pari person që u konvertua në Islam, duke qenë jashtë familjes së Profetit Muhamed. Ai ishte mik i ngushtë dhe këshilltar i besuar i Profetit dhe u bë i pari kalif mysliman në vitin 632, duke sunduar për 27 muaj deri kur vdiq në vitin 634.

Mosha e Kur’anit të Birmingemit nënkupton që ai mund të jetë krijuar në vitet e hershme të Islamit, atëherë kur popullsia myslimane globale ishte vetëm disa qindra, transmeton bota.al

“Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakr”, tha Huvareib kur u gjet dorëshkrimi, duke shtuar: “Është zbulimi më i rëndësishëm që është bërë ndonjëherë, për botën myslimane”.

Cilësia e Kur’anit dhe shkrimi i tij sugjeron se mund të jetë krijuar vetëm për një figurë shumë të rëndësishme.

“Ky version, ky koleksion, ky dorëshkrim është rrënja e Islamit, është rrënja e Kur’anit… Ky do të jetë një revolucion në studimin e Islamit”, tha Huvareib në kohën kur u zbulua.

Më Shumë

Kërkohen hetime edhe për votat e zgjedhjeve lokale në Prizren

Një grup kandidatësh nga parti të ndryshme që garuan për Kuvendin Komunal të Prizrenit kanë dorëzuar të mërkurën një kërkesë në Prokurorinë Themelore në...

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar...

Lajmet e Fundit