9.6 C
Prizren
E premte, 3 Prill, 2026

Zbulohet një rast i etheve të derrit, Greqia në alarm

Shfaqja e një rasti të etheve të derrit ka alarmuar organet greke. Ministria e Zhvillimit Bujqësor tha se rasti është lokalizuar , 85 km në veriperëndim të Selanikut.

Rasti gjithashtu është konfirmuar nga Departamenti i Diagnostifikimit Molekular të Etheve dhe Sëmundjeve Virologjike të Qendrës Veterinare të Athinës pasi janë çuar në laborator për analiza indet e një derri të ngordhur ditët e fundit.

Pas kësaj organet greke kanë marrë masat paraprake të parashikuara në këto raste si: Ndalimi i çdo lloj tregtie të derrave të gjalle nga kjo zonë, ndalimi i tregtisë së mishit të derrit dhe produkteve të tij, spermës, vezoreve dhe embrioneve, ushqimeve për kafshë, mjete pune të stallave, objekte të tjera dhe mbeturina, me anë të të cilave mund të transmetohet virusi/TCH.

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Lajmet e Fundit