8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Zjarri në spitalin e Tetovës – Pak muaj më parë ishin konfirmuar gabime gjatë ndërtimit të tij

Një shpërthim i zjarrit që ndodhi mbrëmë në Tetovë, mori jetën e 10 personave, derisa mbetën të plagosur edhe disa të tjerë, shkruan Alsat.

Zjarri shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, për të cilin në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit.

Sipas një shkrimi në media, thuhej se firma e cila ka kryer punët ndërtimore duhej t’i mënjanoj vërejtjet.

“Vërejtjet kanë të bëjnë me dyshemenë dhe disa gabime tjera të vogla infrastrukturore. Është dhënë afat prej 5 ditëve që të sanohen gabimet të ndodhura gjatë ndërtimit të spitalit modular. Rrymë dhe ujë ka. Për sistemin e oksigjenit jemi në kontakt me firmën nga ku na thanë se për 2-3 ditë mund të vendoset. Sistemi ka ardhur deri tek infektivja dhe mund të lidhet. Në rast se nuk dalin probleme të tjera, javën tjetër shpresojmë se do të vihet në përdorim”, deklaroi asokohe drejtori Ekonomik i Klinikës së Tetovës, Artan Etemi.

Më Shumë

Abrashi: Presim të fitojmë mbi 50 për qind

Kandidati për deputet nga LVV-ja, Artan Abrashi, tha për RTV21 se ky subjekt politik po hyn në zgjedhje me një program të qartë dhe...

Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit!

Kandidati i AAK?së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u...

Lajmet e Fundit