4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se nuk ka ndalesa në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre

Kjo është bërë e ditur në një shkrim në Facebook nga ANP “Adem Jashari”.

“Njoftojmë të gjithë udhëtarët tanë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, nuk ka restriksione në pranimin e udhëtarëve pavarësisht nacionalitetit të tyre. Porti i vetëm ajror i Republikës së Kosovës, vazhdon të funksionojë me të gjitha kapacitetet e nevojshme dhe vazhdon të pranoj udhëtarët si me shtetësi Kosovare, po ashtu edhe udhëtarët ndërkombëtar (me dokumentacion të huaj)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin e ANP’së apelohet që të mos ketë shumë persona që shoqërojnë të afërmit e tyre, në mënyrë që të mos krijohet tollovi.

“Për më tej, lusim të gjithë ata që presin dhe përcjellin familjarë në aeroport, të paraqiten vetëm një nga të afërmit, meqenëse po shkaktohet tollovi në hyrje dhe po ashtu në dalje të terminalit, duke penguar në këtë mënyrë mbarëvajtjen e operimeve”, thuhet në njoftim

Më Shumë

Lajmet e Fundit