11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK me telegram ngushëllimi pas vdekjes së Nikollë Mark Kërhanajt

Lidhja Demokratik e Kosovës (LDK) ka dalë me në telegram ngushëllimi për vdekjen e veprimtarit Nikollë Mark Kërhanaj nga Prizreni.

Në këtë telegram thuhet se Isa Mustafa dhe LDK i shprehin ngushëllime familjes Kërhanaj dhe qytetarëve të Prizrenit.

Telegrami i plotë:

Me rastin e vdekjes së mësuesit Nikollë Mark Kërhanaj sot në Prizren, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa u ka shprehur ngushëllime familjes Kërhanaj dhe qytetarëve të Prizrenit:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e shkrimtarit dhe veprimtarit të shquar, mësuesit Nikollë Mark Kërhanaj.

Nikollë Mark Kërhanaj, ishte shkrimtar, historian, etnolog dhe mësues shumë i dashur. Me punën dhe angazhimin e tij gjatë dekadave të kaluara ka dhënë kontribut shumë të çmuar për historinë në Kosovë.

Nikollë Kërhanaj do të kujtohet si një ndër intelektualët dhe historianët më të dashur dhe frymëzues për breza të tërë.

Vdekja e tij është humbje e madhe për familjen dhe gjithë komunitetin letrar në vendin tonë, ndërsa veprimtaria e tij letrare dhe shkencore do të jetojnë dhe shërbejnë si udhërrëfyes i gjeneratave të tëra.

Në emrin tim dhe në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes Kërhanaj, miqëve, kolegëve, të gjitha strukturave të LDK-së në Prizren dhe të gjithë qytetarëve.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Lajmet e Fundit