-1.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Aksion i gjerë i policisë në Prizren, katër të arrestuar

Një aksion i gjerë është zhvilluar nga policia në Prizren.

Katër persona janë arrestuar dhe ndalur për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore.

“Si rezultat i hetimeve të përbashkëta dhe në vazhdimësi të rastit “Rrëmbim” i ndodhur me datën 19.09.2019, kur ishte rrëmbyer dhe mbajtur për disa ditë një shtetas me kombësi turke, pasi i njëjti ishte gjetur dhe liruar nga organet e policisë, në vazhdimësi të këtij rasti policia ishte në vënë në përcjellje të personave të dyshimtë në atë kohë”, tha Osmanollaj.

Komunikata e Policisë në Prizren

Me datën 20 janar 2020 njësiti i hetimeve rajonale në Prizren në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore ka realizuar një urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në Rajonin e Prizrenit.
Si rezultat i hetimeve të përbashkëta dhe në vazhdimësi të rastit “Rrëmbim” i ndodhur me datë 19.09.2019 kur ishte rrëmbyer dhe mbajtur për disa ditë një shtetas me kombësi turke, pasi i njëjti ishte gjetur dhe liruar nga organet e policisë, në vazhdimësi të këtij rasti policia ishte në vënë në përcjellje te personave të dyshimtë në atë kohë.
Përveç arrestimit dhe ndalimit të dy personave, policia rajonale kishte zgjeruar hetimet dhe sot pas realizimit të një operacioni të gjerë në tri shtëpi në fshatin Hoqe e Qytetit dhe në dy shtëpi në Mamushë ka gjetur dhe sekuestruar:

– Material i gatshëm për printim të kartëmonedhave prej 50 dollarësh (mijëra copë)
– Vija identifikuese për kartëmonedha në “dollar”
– Shirita të sigurisë për kartëmonedhe në “dollar”
– Një makinë që dyshohet se mund të përdoret për prerje te bankënotave
– Një qese substancë e dyshuar për marihuanë 0.5 gram
– Një automjet i cili ka qenë i involvuar dhe përdorur nga të dyshimtit

Pas realizimit të urdhër-kontrollit dhe gjetjen e elementeve të dyshimtë të veprave penale me aktvendim të prokurorit të shtetit në afat prej 48 orë janë ndaluar të dyshimtit:
A.M i lindur ne vitin 1977, Turk/Kosovar
Y.M i lindur në vitin 1991, Turk/Kosovar
L.B i lindur në vitin 1987, Shqiptar/Kosovar
B.B i lindur në vitin 1986, Shqiptar/Kosovar

Lidhur me këtë rast një person tjetër është në kërkim nga hetuesia rajonale dhe rasti aktualisht është nën hetime. Për rastin rrëmbim janë duke i zhvilluar hetimet rajonale të policisë, ndërsa rasti i falsifikimit dhe gjetjes së narkotikëve hetimet po zhvillohen nga njësite e specializuara të policisë së Kosovës.

Më Shumë

Aksion i Prokurorisë së Prizrenit, arrestohen ish-zyrtarë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Njësia e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, është duke zhvilluar një aksion të gjerë policor në...

Sencar Karamuço emërohet Drejtor i Kadastrës dhe Gjeodezisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka njoftuar sot për emërimin e Sencar Karamuços në pozitën e drejtorit të Kadastrës dhe Gjeodezisë, duke e cilësuar...

Lajmet e Fundit