Arrestohet një person në Greikoc të Suharekës për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës është arrestuar dje një person për mosrespektim të masave anti COVID-19, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

“Fsh. Greikoc, Suharekë 02.08.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit