6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

“Askush nuk krahasohet me Jurgen Klopp, një ditë më shplau me ofendime”

Është e vështirë të thuash se kush është trajneri më i mirë në botë, por për atë që zgjedh Jurgen Klopp nuk mund të thuhet që ka gabuar. Gjermani i Liverpool është unik, një tip shumë karizmatik dhe futbolli i skuadrave të tij është spektakolar. Karrierën e trajnerit e nisi te Mainz.

Klopp ia doli të ngjiste klubin e vogël gjerman në Bundesligë për herë të parë në histori (sezoni 2003-2004). Historia më pas dihet, me sukseset e arritura te Borussia Dortmund dhe Liverpool. Trajner portierësh te Mainz ishte Stephan Kuhnert, me të cilin kishte luajtur si futbollist dhe kishte një miqësi të madhe.

Më duhet të them që e njoh shumë mirë. Kam pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me Jurgen. Askush nuk krahasohet me të në aspektin e emocioneve që përjeton dhe arrin t’i transmetojë skuadrës. Kjo dallohet lehtë nga raporti që krijon me lojtarët. Edhe futbollisti i 20-të i skuadrës ndihet i rëndësishëm”, deklaron Kuhnert për Goal.

Klopp dhe Kuhnert, kur ishin pjesë e Mainz

Dikur ndodhi diçka aspak e këndëshme. Klopp u tërbua, nuk bëhej më fjalë për qetësi dhe ofendimet ndaj mikut të ngushtë nuk kishin fund. Kuhnert e mban mend mirë atë moment, nis e buzëqesh dhe fillon e tregon ngjarjen në kufinjtë e absurdes. “Duhet të shkonim në Schützenfest (një festë gjermane). Ishte larg, por zgjodhëm të niseshim me biçikleta.

Bëmë një udhëtim të gjatë përgjatë rrugëve të shkreta. Po errësohej dhe kur mbërritëm në destinacion, lexuam një tabelë ku shkruhej se festa do të zhvillohej javën pasardhëse… Kisha gabuar datë, ishte i gjithi faji im. Klopp më shplau me ofendime gjatë gjithë kthimit. E meritoja, por ai nuk pushoi asnjë moment së më ofenduari”, deklaron Kuhnert.

Më Shumë

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit