21.1 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Cubat e vitit 2050

NEXHMEDIN SPAHIU
Viteve të ‘90-ta, në lokalet e Tiranës bisedonim se çfarë është profesioni stereotip i kombeve të ndryshëm. Për shumë gjëra, shumica pajtoheshin se gjermani ishte mekanik, se italiani ishte një këngëtar apo poet, se japonezi ishte një inxhinier, se greku ishte tregtar, se serbi ishte një bujk, se bullgari ishte një punëtor, se kinezi ishte një ndërtimtar, se amerikani ishte një kauboj, se anglezi ishte një administrator, se suedezi ishte një organizator, se turku ishte një luftëtar etj. Por, pyetja më e rëndë që shtrohej ishte: çfarë ishte shqiptari?

Përgjigjet ishin: shqiptari nuk është mjeshtër, ai vetëm aktron mjeshtrin. Shqiptari nuk është mësues, ai vetëm aktron mësuesin. Shqiptari nuk është luftëtar, ai vetëm aktron luftëtarin. Shqiptari nuk është mjek, ai vetëm aktron mjekun.

Nga përgjigjet e shumta të këtij lloji, njëri nga të pranishmit brofi në këmbë dhe tha: shqiptari pra qenka aktor. Ndryshe, si mund të ishte aktori më i mirë jugosllav i të gjitha kohërave, shqiptari Bekim Fehmiu. Të bëhesh aktori më i madh në një ambient armiqësor, siç ishte Beogradi për shqiptarët, kjo mund të ndodhte vetëm kur je aktor e përtej aktori.

Aktorët shqiptarë kanë për publikë aktorët. Dhe këtu nuk dihet nëse aktorët më të zotë janë ata që janë në skenë apo ata që janë të ulur në sallë si publikë. Shqiptarët që shikojnë teatër janë aktorë që aktrojnë publikun. Por, shqiptarët jetonin edhe në kohën kur aktrimi nuk njihej si profesion dhe dikush nga diskutuesit tha se megjithëkëtë duhet ta gjejmë një profesion më themeltar që i përgjigjet shqiptarit. Përfundimi ishte se profesioni bazik i shqiptarëve është cubnia. Shqiptarët ishin dhe mbetën cuba.

Shqiptarit i mungon durimi (me përjashtime, kuptohet). Shqiptarit i mungon pasioni për punë (me përjashtime, kuptohet). Prandaj, shqiptari nuk mbjell se kjo do punë dhe nuk pret që fryti të piqet se kjo do durim. Shqiptarit i pëlqen që të grabisë frytin e tjetrit, ashtu të gatshëm.

I keni parë shqiptarët e Maqedonisë, që ndër shqiptarë konsiderohen më punëtorët? Edhe këta janë grabitqarë. Nuk lodhen që të ndërtojnë institucione në Maqedoni. Ata duan që bullgarët/maqedonët t’i bëjnë institucionet, kurse këta vetëm të ulën në Parlament dhe për së gatshmi të votojnë nëse u pëlqejnë apo jo ato çfarë kanë bërë bullgarët/maqedonët.

Shih në anën tjetër vëllezërit e tyre. Shqipëria nuk u bë shtet tamam as edhe për më shumë 100 vite qëkur Fuqitë e Mëdha e njohën për shtet. A nuk po ecën edhe Kosova rrugës së njëjtë si Shqipëria? Cubat shtet nuk bëjnë, ata vetëm e grabisin atë. Po për të grabitur dikush duhet të krijojë gjënë që do të grabitet. E bota u mëshirua me shqiptarët dhe u krijoi jo një, por dy shtete, e këta vazhdimisht i shkatërrojnë duke i grabitur ato.

Natyrisht, çdo shoqëri përmes përjashtimeve kompenson vetveten. Sa më frikacak që është një popull, trimat e tij rrallë shquhen deri në ekstrem. Sa më i padijshëm që të jetë një popull, dijetarët e tij të rrallë shquhen deri në ekstrem. Sa më i padurueshëm të jetë një popull, durimtarët e tij shquhen deri në ekstrem. Kështu me radhë.

Shqiptarët si popull në përgjithësi, frikacak e jo sakrifikues, nxorën trima si Adem Demaçi e Adem Jashari. Shqiptarët si popull jo i durushëm në përgjithësi, nxorën simbolin e durimit Ibrahim Rugovën. Shqiptarët si popull i padijshëm, nxorën dijetarë si Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Gjergj Fisha, Branko Merxhani e Ferit Murati. Shqiptarët si popull grabitqarë nxorën simbolin planetar të humanitetit, Gonxhe Bojaxhiun – Nënën Tereze.

Shqiptarët nuk ndërtuan shtet, se nuk u shquan në ndërtime, por në grabitje. Këtë profesion e shpurën deri në përsosmëri. Kulmi i këtij profesioni ishte kur shqiptarët ua grabitën sulltanëve Perandorinë Osmane.

Në shkrimin paraprak tek revista “Shenja” kam shpjeguar se si Qypërlinjtë shqiptarë e grabitën pushtetin perandorak osman dhe e mbajtën atë që nga 1656 e deri më 1710. Kjo është koha më e lavdishme e shqiptarëve. Shqiptarët ndërruan fe në masën 85 për qind dhe u bënë zotër të një perandorie të cilën dikur e kishin luftuar kur kishte qenë në kulmin e saj (koha e Skënderbeut). Në kohën e Qypërlinjëve shqiptarët kishin pushtetin, zotërimet faktike dhe namin.

Ky duket të jetë kulmi çfarë shqiptarët mund të bëjnë si tërësi.

Konform këtij shembulli nuk është e pritshme që Shqipëria e Kosova të bëhen shtete të hairit as edhe më 2050, sepse energjia primitive e shqiptarëve ndeshet me njëri-tjetrin dhe nuk krijohen sisteme të qëndrueshme.

Shansi i shqiptarëve do të paraqitet në Bashkimin Evropian. Livadhet e gjëra të kësaj perandorie moderne do të jenë pre të lehta për cubat shqiptarë. Ata do t’i gllabërojnë ato me energjinë e tyre primitive, dhe duke qenë ky një sistem i krijuar me shekuj, do t’ua mundësojë shqiptarëve që të ecin shtigjeve të rrahura me energjitë e tyre të ndrydhura.

Faza e parë, ajo kulturore, veçse po vegjeton: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi… Majlinda Kelmendi e sportistë të tjerë në klubet anë e mbanë Evropës veçse dëshmojnë energjinë e ndrydhur të prindërve të tyre, me ëndrrat e lëna përgjysmë në një truall që për një arsye apo tjetër nuk ua mundësoi realizimin e këtyre ëndrrave. Prindër që ëndrrat e tyre muzikore apo sportive nuk i realizuan dot në atdheun e tyre, gjithë energjitë e tyre i investuan tek fëmijët, rezultatet e të cilëve po vërehen.

Por, pas fazës kulturore e sportive vjen faza e ambicieve më të mëdha, ambicieve politike. Fëmijët e prindërve, mbijetesa e të cilëve funksionon vetëm përmes politikës, ku nuk mund ta punësosh djalin apo vajzën po nuk je i kyçur në partitë që kanë pushtetin, janë fëmijë që shtresojnë etjen për pushtet. Livadhet e mëdha të Bashkimit Evropian do të jenë kafshatë e lehtë për këta fëmijë të prindërve me ëndrra të thyera.

Shqiptarët do ta kenë në dorë gjithë Bashkimin Evropian. Ndoshta ky edhe do të jetë fundi i kësaj perandorie moderne, por më 2050 kjo perandori do të udhëhiqet nga shqiptarët e shtrirë në të gjitha skajet e saj. Përkundër këtij fakti, Shqipëria e Kosova do të ngelen vendet më të prapambetura të kësaj Perandorie. Edhe më 2050 shqiptarët do të kenë Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin e Faik Konicën e vet, edhe Nënën Tereze, por cubat e 2050-shit do t’i lënë ata nën hije.

Gjithsesi, kryebashkiaku shqiptar i Londrës, Parisit apo Berlinit të vitit 2050, do ta ketë më të lehtë e më të suksesshme qeverisjen se kryebashkiaku i Tiranës, Prishtinës, Pukës apo Skenderajt,

Ndonjë nga këta edhe do të jetë dorëlirë në bamirësi si Adem Kurtpasha në poezinë Hafiz Yvejs Efendisë nga Gjakova e shkruar me shkronja arabe më 1699.

Uratë për Adem Kurtpashën

Do t’i lutem unë Allahut
Adem Kurtpashës t’i falë shnet,
E t’ia ruej Murat begin
Që t’a pshtojë kët milet.

Do t’i lutem që Adem pashës
T’i falë Allahu aq vjetë e jetë,
Gjithë sa ka yje qielli
Gjithë sa ka n’botë dushk e fletë.

O Zot, t’lus unë m’katari,
Falnaj m’katet për jetë e mot,
Gjithë ku shkel këmbë shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashë po t’kënnoj uratën
Oxhak i parë n’kët Shqipni,
Nuk u lodhe për arkëthatën
Veç ky popull t’marrë dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahu
Si fener ti Dritë na jep
Me emër t’vet t’ruejt Allahu
Që nxorre pop’llin n’selamet.

Kjo poezi e vjetër shqipe, njëra ndër më të mirat në letërsinë shqipe, ku sidomos strofa e tretë do të duhej të ishte himn kombëtar, tregon se nga disa prej atyre që grabitën pushtetin perandorak osman, panë dobi shqiptarët.

Nga ndonjëri shqiptar që më 2050 do të jetë në krye te Parlamentit Evropian apo Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, apo që do të jetë në vend të Frederica Mogherinit, shqiptarët mund të kenë ndonjë dobi, por shumica e tyre do të jenë vetëm për vetën e tyre, sepse brezi i këtyre që tani janë 10-20 vjeç, e që më 2050 do të jenë në kulmin e karrierës së tyre politike, nuk është duke u edukuar aspak me frymë patriotike.

Nëse tani do të bënim reforma rrënjësore në edukimin tonë patriotik, nëse tani nxënësit tanë do të mësonin nga abetaret e viteve 1941-1944 dhe frymën patriotike që mbartin ato tekste shkollore, në vitin 2050 Evropa jo vetëm që do të ishte në dorë të shqiptarëve, por edhe do të përjetonte lulëzim. Në të kundërtën, nëse vazhdojmë kështu, Evropa më 2050 do të jetë në duar të shqiptarëve, por nga ky fakt nuk do të kenë dobi as shqiptarët e as evropianët e tjerë.

- Advertisement -

Më Shumë

LDK kërkon që Qeveria Hoti të votohet të mërkurën në ora 11:00

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kanë kërkuar që seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin të mbahet të mërkurën...

Pandemia ua humb 45 për qind të qarkullimit bizneseve

Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet plani i të hyrave për periudhën janar-maj për shkak të pandemisë Covid-19. ATK-ja për...

Këta punëtorë paguhen nga Pakoja Emergjente këtë muaj

Punëtorët e bizneseve veprimtaria e të cilave është ndikuar nga masat kufizuese ndaj COVID-19 këtë muaj pritet t’i marrin pagat e dyta nga Pakoja...

Prizren, 27 fëmijë vijnë në jetë për tri ditë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë tri ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 27 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

Hapet zyrtarisht pika kufitare në Vërmicë

Qeveria në detyrë ka mbajtur dje (31 maj, 2020) një mbledhje ku kanë marrë vendime për lehtësimin e mëtutjeshëm të masave për parandalimin e...

Rregullohet ambienti i jashtëm në shkollën “Imer Krasniqi” në Carrallukë

Në kuadër të rregullimit të hapësirave në shkollat e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Carrallukë, përkatësisht në shkollën “Imer Krasniqi”, ka filluar dhe...

Letërsia udhëtuese dhe simbolika e Odiseut

Zëri i shkrimtarit shpesh ngrihet në netët e vona dhe kërkon kohë pa kohë të lexohet nga dikush, qoftë ai edhe një i marrë...

Prej 4 infeksioneve të reja me COVID-19 në Prizren, dy prej tyre nuk iu dihet burimi infeksionit

Në Prizren edhe sonte janë paraqitur raste të reja me coronavirus. IKSHPK ka njoftuar se nga kjo komunë edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me...

Veseli: Qeveria e re do të jetë vazhdim i mashtrimit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë seancën e sotme se Vetëvendosje dhe LDK i mashtruan qytetarët e Kosovës duke ju...

Arsenal konsideron shitjen e Tierney-t

Arsenali mund ta shesë Kieran Tierney-n në mënyrë që të mbledhë para për transferimet verore, sipas raportimeve nga The Express. Trajneri i Leicester City-t, Brendan Rogers,...

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Ky objekt pasqyron identitetin tonë kombëtar dhe kulturor në vend . Ky monument konsiderohet...

‘Jam gocë për shtëpi’, me leckë në dorë dhe duke kërcyer, Rike Roçi pastron shtëpinë

Edhe pse Rike Roçi ka preferuar që kohët e fundit të qëndrojë sa më larg ekranit, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale,...

Mbyllet përkohësisht kufiri në Vërmicë (VIDEO)

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për hapjen e kufijve tokësorë, është vërejtur një fluks i madh veturash nëpër pikat kufitare të Kosovës. Klan Kosova...

Haskuka nënshkruan peticionin “Duam zgjedhje!”

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar sot peticionin “Duam Zgjedhje”. Ky peticion ka nisur dje nga Lëvizja Vetëvendosje! Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, sot është...

Lëvizja Vetëvendosje nuk hyn në seancë

Ka nisur seanca për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.Në Kuvend mungon i gjithë Grupi Parlamentar i Lëvizjës Vetëvendosje. Më herët LVV nuk e kishte...

Në prag të martesës, ndahet çifti i showbizit shqiptar

Në janar të këtij viti në të gjithë mediat e rrjetet sociale mori vëmendjen propozimi romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së...

Lajmet e Fundit

Një mama seksi si Olta Gixhari, me barkun e rrumbullakosur pozon me bikini

Pak javë më parë, aktorja Olta Gixhari bëri me dije se është në pritje të ëmbël. Prej disa muajsh, Gixhari ndodhet në Spanjë pranë...

“Cavani dëshiron të luajë në Spanjë”, shoku i skuadrës zbulon gjithçka!

Edinson Cavani do të nisë një aventurë të re. Shtatë vite kaloi bomberi uruguaian te PSG dhe tani e ka në dorë vetë zgjedhjen...

Perëndi, natyrë dhe epidemi: Përse duhet rilexuar “Iliada”

Mauro Bonazzi Një epidemi e padeshifrueshme; shumë të vdekur; dhe vendime të vështira për t’u marrë. Kështu fillon Iliada, teksti i parë letrar i qytetërimit...

Nga e hëna 24 orë lëvizje, ata që hyjnë në Kosovë nuk vetizolohen, njofton ministri Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për medie në mbrëmje, ka komunikuar masat e reja lidhur me pandeminë Covid-19. Ai tha se nga...

Terapia e mjekëve spanjollë: Plazh për të sëmurët me COVID-19

Mjekët spanjollë kanë gjetur një kurë të veçantë për pacientët e sëmurë me COVID-19. Ata kanë vendosur që pacientët që ndodhen nëpër spitale t’i çojnë...