4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje një burrë në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dënuar me tre vjet burgim dhe gjobë për një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale F.V. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par.2 p.2.1 të KPRK-së. I akuzuari me iniciale F.V. nga fshati Zhur, Komuna e Prizrenit, për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze, gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, i cili paraburgim do të vazhdoj deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Gjykata krahas dënimit kryesor i shqipton edhe dënimin plotësues dhe atë marrjen – konfiskimin e një kaçavide, si dhe lejen e qarkullimit të veturës, të markës “Mercedes – Benz” dhe çelësin e veturës., si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 1.000,00 (njëmijë) euro”, thuhet në komunikatë, shkruan PrizrenPress.

“Sepse me datë 17.07.2019 rrethë orës 03.55 minuta, në autostradën Ibrahim Rugova në pjesën jugore në afërsi të fshatit Vlashnje, Komuna e Prizrenit, i akuzuari me qëllim të përvetësimit të pasurisë së huaj për vete, e në dëm të pasurisë së pronës publike të cilën e mirëmban firma “Famis-CO” në Suharekë, në atë mënyrë që duke i shfrytëzuar orët e hershme të mëngjesit dhe momentit të përshtatshëm kur nuk e vëren askush, duke vendosur shenjën e trekëndëshit kinse makina ka defekt, i njëjti me përdorim të forcës fizike dhe me anë të një kaçavide arrin ti nxjerr respektivisht ti merr rreth 149 pjesë anësore (distancer-përforcues), të cilat i ngarkon në automjetin e tij të kombi të markës “Mercedez-Benz”, i cili zihet në flagrancë nga ana e policisë si pasojë e së cilës të dëmtuarit i shkakton dëm të konsiderueshëm material”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit