19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

E dhimbshme: Futbollisti i skuadrës angleze vuan nga kanceri

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga Anglia ku futbollisti Sol Bamba vuan nga një sëmundje e rëndë.Lajmi vjen nga klubi i tij, Cardiff, në të cilin ai ka luajtur që nga viti 2016.

Për mbrojtësin nga Bregi i Fildishtë, i lindur në 1985, nis beteja e ashpër kundër tumorit malinj të sistemit limfatik, për të cilin ai ka filluar ciklin e kimioterapisë.Bamba ka luajtur edhe në Serinë A, te Palermo.

Ai aty pati vetëm një ndeshje te sicilianët para transferimit te Leeds, ekip që e shiti më pas 35-vjeçarin te Cardiff City, skuadër me të cilin luajti në Premier League.

Cardiff City lëshoi ënjë deklaratë zyrtare për të njoftuar lajmin e tmerrshëm:“Jemi të pikëlluar për të informuar mbështetësit se Sol Bamba ishte diagnostikuar me “limfoma jo-Hodgkin”. Me mbështetjen e ngushtë të ekipit mjekësor të klubit, Sol filloi menjëherë kimioterapinë. Sol e filloi betejën e tij me një frymë tipike pozitive dhe do të vazhdojë të jetë pjesë integrale e familjes “Bluebirds”.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Asfaltohet edhe një rrugë në Prizren

Sot, u asfaltua edhe  rruga  nga SHFMU “Lekë Dukagjini”  deri te rrethi i Petrovës, që lidhet me Transitin e Ri të Prizrenit. "Ky projekt ofron...

Lajmet e Fundit